Një automjet me disa persona të maskuar brenda saj i kane zënë prite 2 personave të tjerë nën thirrjen “Ndal policia”.
Menjëherë më pas sipas burimeve të policisë 2 personat, janë tentuar të futen forcërisht në makinë, por refuzimi i tyre ka çuar në përleshje mes njëri-tjetrit ku për pasojë një prej personave që është ndal u godit në kokë me qytën e armës si dhe grushte në trup.
Gjatë përleshjes personat e armatosur kanë qëlluar me armë në ajër, por fatmirësisht plumbat nuk kanë prekur askënd.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë që nuk ishin në atë zonë, edhe pse një ditë më parë duhej të hetonin se kush ishin njerëzit që qëllonin me armë. Policia ka marrë dëshmitë e dy të dhunuarve dhe më pas ka shoqëruar edhe disa persona që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen.
Dyshohet që se prita e mëngjesit është në shenjë hakmarrje për atentatin që ndodhi.






















