Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryeparlamentari Ilir Meta janë takuar sërish sot në mesditë për të diskutuar rreth negociatave për reformën në drejtësi.
Takimi mes tyre zhvillohet në Rogner, ndërkohë që kryetari i PD shoqërohet nga Edi Paloka kurse kryeparlamentari shoqërohet nga Petrit Vasili, Ylli Manjani dhe shefi i kabinetit të Kuvendit Sokol Dervishi.
Takimi mes Bashës dhe Metës vjen 30 minuta para se Kryeministri Rama të dalë LIVE në një konferencë shtypi për të njoftuar se çfarë po ndodh me konsensusin politik mes palëve.
Nëpër media qarkullojnë zëra se nuk është arritur marrëveshje në bisedimet mes negociatorëve të PS-PD-LSI.
Kryeministri Rama ka njoftuar se do të dalë në konferencë në orën 12:30, ndërsa në orën 18:00 të pasdites PD ka planifikuar një mbledhje grupi jashtë radhe. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka deklaruar vazhdimit se reforma në drejtësi duhet të votohet patjetër edhe me konsensusin e opozitës.
Mbetet për t’u parë se në çfarë faze janë bisedimet për marrëveshje, ndërkohë që të enjten do të votohet në Parlament drafti i reformës.















