• Latest
  • Trending
  • All

Çështja çame dhe debati i Mal Berishës me Niko Kotzias

24/06/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 9 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Çështja çame dhe debati i Mal Berishës me Niko Kotzias

24/06/2022
in Aktualitet

HYQMET ZANE

Shënim – Për të thënë ca të vërteta që janë bërë dhe kanë ndodhur dhe që asnjëherë nuk ka pasur koherencë nga ana e PDIU, e cila pretendonte se ishte e angazhuar me realitetet për Çamërinë për t’iu përgjigjur këtyre të vërtetave, në bisedë me zotin ambasador Mal Berisha, më thotë që e ka marrë në telefon kryetarin e PDIU në atë kohë dhe ai nuk bëri asnjë denoncim të cilësimit të padrejtë ministrit të Jashtëm grek, në atë debat që ambasadori i nderuar bëri në atë takim, të cilin kam kënaqësinë ta risjellim në vëmendje të opinionit shqiptar.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në fillim të qershorit të vitit 2015 mora një ftesë nga SEESOX (South East Europian Studies at Oxford) për të marrë pjesë bashkë me të gjithë ambasadorët e vendeve të Ballkanit, në një takim me ministrin e Jashtëm të Greqisë z. Nikos Kotzias.

SEESOX ishte, pra, një vend ku bëheshin shumë veprimtari akademike. Një e tillë ndodhi edhe më 15 qershor 2015. Atë ditë në sallën e Shën Andonit do të ligjëronte ministri i Jashtëm Grek, Nikos Kotzias. Të pranishëm ishin ambasadori i Kosovës, z. Lirim Greiçevci i Bosnjës e Hercegovinës, z. Mustafa Muezinioviç, i Malit të Zi. z. Lubomir Stankovic, i Serbisë Ognin Prebilevic dhe ai i Maqedonisë.

Pasi u paraqit nga mikpritësi, dr. Othon Anastasakis, ministri grek e mori fjalën. Fliste bukur dhe kishte anglishte të pasur, por me një aksent shumë të fortë grek.

Ai foli për çdo gjë, vetëm për situatën në vendin e vet nuk tha asnjë fjalë, edhe pse gjithë mediat e botës krizën financiare greke e kishin në edicionet e tyre kryesore të lajmeve. E “zgjidhi” krizën e “Majdanit” në Kiev të Ukrainës, foli për Europën deri në Baltik, nuk tha asnjë fjalë për krizën financiare greke që po rrezikonte monedhën europiane dhe u ndal te rajoni i Ballkanit. Kur erdhi fjala për Shqipërinë, Niko Kotzias ishte shumë kritik dhe tha:

“…Këto plane janë të njëjta me – dhe po aq kundërproduktive sa – planet e atyre që ëndërrojnë për një Shqipëri të Madhe dhe prodhojnë harta (të një Shqipërie të Madhe), e cila përfshin pjesë të Greqisë së Veriut dhe ishujve në Detin Jon. Në veçanti, partneri i ri në qeveri, Partia PDIU, e cila është ‘pasardhëse’ e partive naziste nga koha kur rajoni ishte në pushtimin nazist, i dëmtojnë marrëdhëniet tona”.

Ai gjithashtu shprehu shqetësimin mbi, siç tha ai, “shkeljen e të drejtave të minoritetit grek indogjen në Shqipëri”. Pastaj ai u ndal te mosrespektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, siç e cilësoi ai, nga ana e Shqipërisë. Kotzias shtoi se shqiptarët duhet të vlerësojnë faktin se Greqia vazhdon të jetë burim të ardhurash monetare nga emigrantët shqiptarë, që punojnë në Greqi dhe se iu është dhënë e drejta e shtetësisë fëmijëve të emigrantëve të lindur në Greqi.

Sikur të mos mjaftonte ky sulm i paprecedent, vetë biseda e tij u zhvillua në një sfond ku projektohej një hartë e vjetër e Europës.

Mora në shënim çdo gjë që tha dhe, pasi kishte mbaruar, na u dha fjala neve të audiencës. Ngrita dorën dhe e mora fjalën. E pashë të nevojshme se duhej të ndërhyja menjëherë.

E mora mikrofonin i pari. Bëra një hyrje kortezie me respektin që e kërkonte vendi dhe fill më pas i kujtova atij se harta, me të cilën po ilustronte bisedën, ishte një hartë gjeopolitike, së cilës i mungonte një vend i Ballkanit – Kosova. Pastaj shtova se ishte e papranueshme për inteligjencën e një audience akademike dhe ambasadoriale, që të hiqej Kosova prej hartës ilustruese të prezantimit të tij.

“Ne e dimë, – i thashë, – se Republika Helenike ende nuk e ka njohur Kosovën, megjithatë ju e keni një zyrë ndërlidhje atje. Në asnjë rrethanë kjo nuk ju jep të drejtën që të hiqni nga harta një vend që njihet nga rreth 100 shtete të botës”.

Pas kësaj shtova se në Shqipëri nuk ka pasur kurrë dhe as që ka parti naziste. Një parti e tillë dihet se ekziston në Greqi me emrin “Agimi i Artë” dhe sipas mediave greke ajo është anëtare e Parlamentit grek me 17 anëtarë ekstremistë. Nëse bëhet fjalë për nënkryetarin e Parlamentit shqiptar, i cili sapo është zgjedhur dhe që vjen nga një parti legale, ai nuk ka asnjë lidhje me nazizmin. Në Shqipëri nuk ka asnjë parti ekstremiste, as të djathtë, as të majtë. E drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në Shqipëri garantohet me Kushtetutë dhe Parlamenti Shqiptar është një organ sovran. Ndërkohë, asnjë organizatë ndërkombëtare nuk ka përmendur ndonjëherë praninë e partive ekstremiste në Shqipëri.

Sa i takon trajtimit të minoritetit grek në Shqipëri, iu drejtova audiencës: “Ata gëzojnë të tëra të drejtat sipas kartave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Shqiptarët, trajtimin njerëzor të grupeve tjera etnike e kanë në traditën e tyre”.

Po ashtu, shtova se Shqipëria është shembulli më unik në Europë në mënyrën se si i trajtoi hebrenjtë gjatë periudhës së Holokaustit, duke e trefishuar popullsinë e tyre, pa humbur asnjë jetë të tyre, në një kohë kur në tërë Europën numri i tyre u reduktua për shkak të bashkëpunimit të vendeve të okupuara me nazistët. Sa u takon emigrantëve shqiptarë, theksova se është e vërtetë, që ata kanë sjellë të ardhura në Shqipëri, por janë po ata që në 25 vjet kanë kontribuar, ndryshuar dhe ndërtuar Greqinë.

Ministri Kotzias dhe drejtuesit e SEESOX-it u gjendën një pozitë shumë të palakmueshme, sidomos për çështjen e hartës. Ministri bëri sikur kërkoi ndjesë për hartën dhe shtoi se në Universitetin e Peloponezit ku ai jepte mësim, studentët më të mirë ishin ata shqiptarë. Diskutimet e tjera nuk patën ndonjë rëndësi të madhe.

U kthyem vonë në Londër dhe u ula të shkruaja me kujdesin më të madh raportin për atë ngjarje në Oksford. Pashë tërë shënimet që kisha marrë. Prapë, duke ditur gravitetin dhe bujën që do të shkaktonte ai debat me ministrin Kotzias në median shqiptare, u mata shumë para se ta nënshkruaja dhe ta nisja për në ministri. Kur e kisha përfunduar, pashë se në websit-in e Ministrisë së Punëve të Jashtme Greke, leksioni i Nikos Kotzias ishte cituar fjalë për fjalë siç e kishte thënë në Oksford atë ditë dhe siç e kisha marrë në shënim në bllokun tim diplomatik.

Tanimë, edhe më i sigurt për vërtetësinë e raportit, e përktheva fjalën e tij dhe shtova në material edhe linkun e fjalës në website. E përcolla për Tiranë në orët e para të mëngjesit.

Pa vonuar, të gjitha mediat shqiptare e njoftuan këtë debat me ministrin grek të Punëve të Jashtme, Nikoz Kotzias.

Previous Post

Grevat fusin Anglinë në kaos, pas hekurudhave, punonjësit e aeroportit të Heathrow njoftojnë se do të pezullojnë punën

Next Post

23 persona të rrezikshëm rikthehen nga Britania në Shqipëri

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

23 persona të rrezikshëm rikthehen nga Britania në Shqipëri

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.