Ditën e sotme janë certifikuar doganierë të rinj të cilët kanë përfunduar stazhin profesional në Dogana.
Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali theksoi se prioritet i institucionit që ajo drejton është transformimi i administratës. Sipas Spiropalit, në këtë projekt stazhi profesional morën pjesë 101 studentë, nga 163 aplikime në total.
“Nga këta 41 e zhvilluan stazhin nëpër degë të Drejtorisë së Doganave nëpër rrethe. Këta studentë u bënë pjesë e stafit tonë. U atashuan në Drejtorinë e Vlerës, Origjinës dhe tarifës, ne drejtorinë e Monitorimit dhe Riskut, në Drejtorinë e Laboratorit, e Teknologjisë dhe Informacioneve. Këta studentë i sollën një frymë të re institucionit, duke e bërë atë më të hapur. Doganat kanë një kryeprioritet, transformimin e administratës në një model evropian. Ju ftojmë të gjithëve që mos ti shkëpusni kontaktet, por të jeni pjesë e administratës doganore”, kështu u shpreh gjatë ceremonisë së certifikimit të studentëve” , tha Elisa Spiropali.














