Ivanka Trump planifikon të marrë pjesë në betimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden javën e ardhshme në një përpjekje për të shpëtuar karrierën e saj politike.
Presidenti në largim i SHBA, Donald Trump i cili ka qëndruar i fshehur brenda Shtëpisë së Bardhë që nga grushti i dështuar i Kapitolit, nuk e ka pritur dhe aq mirë vendimin e vajzës së tij.
Demokrati Biden do të bëhet zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara në 20 Janar, dhe Trump ka njoftuar tashmë se nuk do të marrë pjesë në betimin e Biden.
Ivanka shpreson që një paraqitje në inaugurim do të bëjë që të sigurojë mbështetje në karrierën e saj politike.
39-vjeçarja ka shërbyer si këshilltare e babait të saj, gjatë kohës që ishte në detyrë.
Sidoqoftë, vetë Trump thuhet se është i zemëruar dhe po bën thirrje që familja e tij të qëndrojë e vendosur pas tij, duke e përshkruar vendimin e saj si një “fyerje”.
“Presidenti i tha vajzës së tij se prania e saj në inaugurim do të ishte vendimi më i keq që mund të merrte ndonjëherë,” tregon një burim afër familjes.
Trump tani po përballet me një fajësim të dytë historik pasi Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve e akuzuan zyrtarisht atë për “nxitje të kryengritjes”.