Për zhvillimin konkretë të bashkëpunimit mes dy vendeve do të ishte më funksionale përmes nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi dy palësh. Të dy palët u pajtuan se edhe vetë emërimi i atasheut në Kosovë është një mundësi e mirë zgjerimit të këtij bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët. Po ashtu ministri Demolli e njoftoi delegacion nga Çekia me dinamikën e zhvillimit të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar që ka MFSK.
Nga ana e tij, ambasadori i Çekisë në PrishtinëSalhavy e falënderoi ministrin Demolli për pritjen, si dhe premtoi vazhdimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët në mes të dy shteteve dhe dy ministrive, thuhet në njoftim.





















