Ditën e sotme kryeministri britanik David Cameron njoftoi se do të përforcohen masat ndaj kërcënimit xhihadist në Britaninë e Madhe. Sipas tij, kështu i jepet mundësia policisë që të konfiskojë pasaportat dhe të zvogëlojë numrin e lëvizjeve të të dyshuarve me kompanitë ajrore. “Shërbimet e policisë do të kenë kompetencën që të konfiskojnë provizorisht pasaportat e udhëtarëve të dyshimtë në kufij”, njoftoi David Cameron, i cili ka përmendur sërish se rreth 500 britanikë dyshohet t’i jenë bashkuar xhihadistëve islamikë që luftojnë në Irak dhe Siri. Cameron përmendi gjithashtu marrjen e masave për të penguar rikthimin e xhihadistëve në Britani. Ndërkohë, Londra ngriti të premten nivelin e alarmit nga “i mesëm” në “i lartë”, që do të thotë se një sulm terrorist është shumë i mundshëm.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















