Një 26-vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi ngacmoi seksualisht një vajzë, duke i hyrë në banesë.
Sipas policisë, i arrestuari Halit Mëhalla dyshohet se është futur në banesën e 51-vjeçarit F.S dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 18-vjeçare me iniciale E.S.
Babai i vajzës njoftoi policinë dhe i riu u ndalua për t’u marrë në pyetje. Ai akuzohet për vepra të turpshme dhe dhunim i banesës.















