• Latest
  • Trending
  • All

Bylbyl Breçani, flamurtari i amanetit stërgjyshor…

29/06/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 26 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Bylbyl Breçani, flamurtari i amanetit stërgjyshor…

29/06/2019
in Aktualitet, Kulture

Zenel Kuçana

Cili titull do të ishte plotpërmbushës për djalin  e Malësisë së Gjakovës që ra dëshmor? E vështirë për t’u përcaktuar për Bylbyl Breçanin, personifikimin e amanetit stërgjyshor, se nuk ka shenjtëri më të madhe se me ra për atdhe.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

I rritur, edukuar, e frymëzuar nga odat e burrave të Malësisë, nga këngët dhe historitë e këtij trolli, nga legjendat shqiptare se kur të vijë dita, burri përqafon amanetin, bash si në legjendë, si ato që dridhin telat e çiftelisë ku këndohet për trimërinë e burrave të Malësisë.

Ishte një horizont i shkëputur, i prerë, që mbërthente një ëndërr duke e gjymtuar atë;  Kufiri shqiptaro-shqiptar.

Tek ai u ngjiz ëndrra si amanet, se toka s’mund të durojë atë kufi, se i tillë nuk duhej të ishte, se në Konferencën e Bujanit, u vendos ndryshe, se gjysh e stërgjysh kishin luftuar e kishin besuar fort, se një ditë… se do të vijë një ditë “do e bëjnë dekën si me le”  do të thoshte Fishta.

Kosova për çdo banor të Malësisë së Gjakovës ishte më shumë se ëndërr, “ku të merr malli edhe pse kurrë s’ke shkelur tokën e saj”  siç do të thoshte Visar Zhiti.

Kushedi sa herë kaloi në qiellin e saj, Bylbyli, kur tej horizontit shfaqej ashtu, e bukur, ku gjëmonte barbaria serbe, e ai priste… priste që një ditë do të ishte dita e tij, një ditë do të bënte atë që kishin bërë paraardhësit, atë që duhej të bënte burri i Malësisë së Gjakovës, bash si në këngë, siç ishte mëkuar, të luftonte luftën për Atdhe.

E pranvera shqiptare po vinte si shpresë. Kishte ardhur koha, dita kur dheu i të parëve thërriste bijtë e vet, kur dheu i të parëve digjej nga makineria e çmendurisë së Millosheviçit.

Kishte ardhur dita kur trojet shqiptare të Kosovës po zbrazeshin, kur planet shfarosëse kishin filluar të zbatoheshin, kur malet u trishtuan nga vaji i fëmijëve dhe grave që u detyruan të ikin nga vatrat e tyre stërgjyshore.

Ishin  edhe ato ditë kur banorët e Tropojës,Hasit e Kukësit e gjithë Shqipërisë pasqyruan vlerat më të larta njerzore, humane, fisnike  dhe atdhetare,të kultivuara në shekuj bujarinë, mikpritjen, hapjen e dyerve për vllezerit e motrat e tyre shqiptare të Kosoves.

Ishte koha kur nuk mund të pritej më e Bylbyl Breçani  do të takohej me heronjtë e tjerë të Kombit shqiptar Adrian Krasniqin dhe  Ilir Konushevcin.

Ata i bashkonte gjaku dhe ëndrra, për Kosovën e lirë ku do të çohej në vend amaneti stërgjyshor.

Takimi me ushtarakët e lartë të Luftës së Koshares, Rrustem Berisha e Hisen A. Berisha i dha nderin e madh Bylbylit. Ai nuk ishte thjesht djalë i Krasniqes, djalë i Malësisë së Gjakovës. Ai tashmë ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte ushtar  në Brigadën 138‚ “Agim Ramadani” në Koshare.

Kur kriste pushka si me shkrep moti….

Bylbyli ishte aty, kur koha kishte ardhur, që bash në Malësinë e Gjakovës, nuk mund të kishte më “kurrë kufi as shka të zi….”

“Trim si Bylbylin nuk ban ma nana” thonë komandantët.  Në betejat e lavdishme kur këndoheshin këngët e moçme e oshëtinin malet nga heroizmat e Bylbyl Breçanit me shokë, nga rrasa e Zogut e deri në  Junik e Deçan, nga kosharja në Isniq e Pejë, nga Qafa e Morinës në rrafshin e Dukagjinit, e krejt Kosovën.

Ishte koha kur ai kufi do të hiqej, nën këngët e armëve, nën gjakun shqiptar, siç thuhet në amanetin e moçëm, 57 dëshmorë dha Qarku i Kukësit në luften e fundit të Kosovës , 20 Tropoja, 36 Hasi e një nga Kukësi, 268 ranë në minat serbe , 34 të vdekur, 12 me shikim të humbur, 54 të gjymtuar …

Heqja e atij kufiri dikur ishte ëndërr, tashmë ishte thjesht një detyrë.

E kush nga bashkëluftëtarët e tij mund të harrojnë Bylbyl shqiptarin që kurrësesi nuk mund të duronte flamurin e shkinisë të valëvitej në trojet shqiptare, bash në kufirin shqiptaro –shqiptar?

Ani çka mes plumbash, ani çka ballë për ballë, kurrën e kurrës ai flamur s’mund të valonte në kufirin që sduhej të ishte. Bylbyl shqiptari  hoqi flamurin e shkinisë dhe vendosi flamurin e lirisë, akt që pasoi me heqjen kufirit shqiptaro-shqiptar.

E dielli do të lindte ndryshe, e toka do të frymonte e lirë, në gjakun e bijve të vet, në gjakun e Bylbyl Breçanit me shokë, që prehen në Altarin më të lartë të kombit shqiptar.

Në kufirin shqiptaro-shqiptar sot është një përmendore, që për të gjithë ne duhet të jetë reflektim.

E cili titull do të ishte më plotpërmbushës për dëshmorin e Kombit Bylbyl Brecani, cili tingull do të ishte aq i zjarrtë, sa idhnimi i zanave në Bjeshkët Nemuna?

Çdo udhëtar që kalon në kufirin shqiptaro-shqiptar e përkujton se aty Bylbyl Breçani ngriti Flamurin e Lirisë, Flamurin e Kombit, dhe patjetër që po, ëndrra e tij dhe çdo shqiptari  vazhdon…

*Prefekt i Qarkut te Kukësit – Fjalim i mbajtur në Akademinë Përkujtimore për BYLBYL BREÇANIN – “Hero i Kosovës”

Post Views: 91
Previous Post

LE FIGARO (1924) / KRYEMINISTRI SHQIPTAR, AHMET ZOGU, VIKTIMË E NJË ATENTATI

Next Post

Bukë e rrush e djathë: Prishtinë, Zhegër, Gjilan!

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

Next Post

Bukë e rrush e djathë: Prishtinë, Zhegër, Gjilan!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.