Filmi me Angelina Jolie dhe Brad Pitt do të prezantohet me premierë më 13 nëntor në USA. Ky film, përpos që vlerësohet të jetë i rëndësishëm për Jolie, për faktin se është film i dytë që luan me bashkëshortin e saj Pitt, ky film është i rëndësishëm pasi që inspirimin për këtë film e ka nga vdekja e nënës së Jolie në vitin 2007.
Angelina e ka shkruar skenarin e këtij filmi sikurse që e ka realizuar dhe regjinë dhe është e përfshirë me rol në këtë film. Ajo mbi përvojën e këtij filmi ka deklaruar për mediat e huaja sikurse që ka folur për jetën e saj me Pitt.



















