Ish kryeministri Sali Berisha vlereson se buxheti i shtetit per vitin 2015, eshte nje buxhet mjerimi dhe papunesie. Berisha tha se ai do te detyroje shqiptaret te braktisin vendin duke rrezikuar ne kete menyre edhe rikthimin e regjimit te vizave nga BE.
“Unë e cilësova atë buxheti i gropës, sepse ky buxhet siç faktojnë zhvillimet e këtij viti i bëri gropën ekonomisë shqiptare. Ky buxhet gjigand që u fry duke marrë 1.2 miliardë dollarë borxh dhe duke rritur me 50 për qind taksat nuk u shoqërua me rritjen qoftë dhe një qindark të rrogave të shqiptarëve, me rritjen reale të pensioneve të shqiptarëve. Nëse shihni vitin që lamë pas, ngjarjet më të gëzueshme janë dasmat e qeveritarëve. Qeveria nuk arriti tu dëshmojë qytetarëve qoftë dhe një ndërtim që vërtetë është në interesin e tyre”, deklaroi ish kryeministri Sali Berisha.















