Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati vizitoi familjen e Florenc Beqirit në Shkodër.
Beqiri ndërroi jetë në Francë, ndërkohë që vdekja e tij ka shkaktuar shumë zemërim në opinionin publik.
Pasi ngushëlloi familjen, Bushati tha se ai është në kontakt të pandërprerë me autoritetet franceze.
“Të presim përfundimin e hetimeve, të respektojmë vdekjen,” tha Bushati.
“Qeveria merr përsipër shpenzimet për transportin e trupit të viktimës dhe sjelljen në atdhe,” tha kryediplomati.
“Prioritare për ne është që hetimet të shkojnë deri në fund dhe të zbardhen rrethanat e vdekjes. Ne do të marrim çdo masë ndaj strukturave tona, nëse do të jetë rasti,”theksoi Bushati.
























