Neritan Ceka ambasador në Itali, Mal Berishën në Londër dhe Flamur Gashi në Bosnje, nuk janë ftuar në aktivitetin e datës 4-7 korrik
Ambasadori i Shqipërisë në Itlai, Neritan Ceka, Mal Berisha ambasadori i Shqipërisë në Londër dhe ai në Bosnje, Flamur Gashi janë përjashtuar nga konferenca e përvitshme e ambasadorëve e organizuar nga ministria e jashtme shqiptare.
Ceka, Berisha e Gashi nuk do të jenë të pranishëm në takimin që do të zhvillohet në datat 4-7 korrik.
Fillimisht ato janë njoftuar nga sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë, Qirjako Qirko, i cili i njofton të marrin masa që të jenë të pranishëm në Tiranë, mirpo 16 ditë më vonë të tre ambasadorë kanë marrë një tjetër letër, ku u kërkohet të mos jenë të pranishëm në konferencë.
“Lidhur me njoftimin për organizimin në Tiranë të Konferencës së Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë, ju bëjmë me dije se nuk do të merrni pjesë në këtë konferencë”, citohet letra me nr,protokolli 10860 në gazetën “Panorama”.
Nuk ka ende sqarime nga ministria e Jashtem për arsyet e përjashimit të tre ambasadorëve nga ky aktiviett I përvitshëm, por fakt është që këta tre ambasadorë njihen si njerëz të afërt të ish-kryeministrit Berisha.
















