• Latest
  • Trending
  • All

Bushati: Nuk bashkohemi me Kosovën, i kemi dhënë Besën të huajve

11/04/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Bushati: Nuk bashkohemi me Kosovën, i kemi dhënë Besën të huajve

11/04/2015
in Lajme

“Aspirata e shqiptarëve është për një anëtarësim në Bashkimin Evropian, për një anëtarësim në NATO dhe e shohim BE-në si një bashkim të popujve dhe të kombeve”, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Zoti Bushati është duke qëndruar në Pragë të Republikës Çeke, e para vizitë e një shefi të diplomacisë shqiptare që prej shtatë vjetësh…

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Ditmir Bushati: Është vizita ime e parë zyrtare si ministër i jashtëm. Jam i gëzuar për shkak të programit të vizitës, e cila përfshin takime të nivelit më të lartë, me kryeministrin, me kryetarin e Kuvendit dhe homolgun tim. Gjithashtu, kam diskutime me pjesëtarë të akademisë diplomatike këtu në Pragë.

Siç dihet, në katër-pesë vjeçarin e fundit, marrëdhëniet tona nuk kanë qenë fort të intensifikuara dhe një prej qëllimeve kryesore edhe të kësaj vizite, por edhe të vizitës që do e bëj kryeministri Rama në vjeshtë, është rigjallërimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike në planin dypalësh me Republikën Çeke, sikurse edhe bashkëpunimi më i thelluar ndërmjet vendeve të Vishegradit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Siç dihet, selia e fondit të Ballkanit Perëndimor, që pasqyron deri diku eksperiencën e fondit të Vishegradit, do të jetë në Tiranë dhe ne këtë vit do ta bëjmë fondin operacional. Të gjitha këto elemente besojmë se janë të rëndësishme edhe sa i përket kësaj vizite.

Radio Evropa e Lirë: Të ndalemi pak te një çështje të diskutuar goxha së fundmi. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka folur për një bashkim të shqiptarëve “në dobi të Evropës”. Kjo ka shkaktuar një valë reagimesh të ashpra në Beograd…madje mediat njoftuan edhe për notën e protestës që  Serbia i ka dërguar ambasadorit të Shqipërisë në Beograd. A mund të sqaroni përfundimisht se për çfarë bëhet fjalë?

Ditmir Bushati: Qëndrimi i Shqipërisë, qëndrimi jonë ka qenë i qartë si kristali, konsistent dhe për shkak të këtij qëndrimi konstruktiv dhe dinamik që kemi mbajtur me politikën tonë të jashtme në rajon, Shqipëria gjerësisht është konsideruar spiranca e stabilitetit të rajonit.

Sa i përket mënyrës se si mund të interpretohen deklaratat e shtetarëve shqiptarë, mund të them se edhe në takimin e fundit të dy qeverive, por edhe në çdo takim me përfaqësues të rëndësishëm evropianë dhe amerikanë, qëndrimi i qeverisë shqiptare, i kryeministrit, ka qenë mjaftë i qartë që aspirata e shqiptarëve është për një anëtarësim në BE, për një anëtarësim në NATO dhe e shohim BE-në si një bashkim të popujve dhe të kombeve dhe vetëm në këtë lloj mënyre.

Radio Evropa e Lirë: Reagimet e ashpra të Beogradit, nga analistët në Prishtinë janë komentuar më shumë jo si shqetësim për deklarimet e  kryeministrit, por për faktin se tani Shqipëria dhe shqiptarët në përgjithësi, janë faktorë të rëndësishëm në Ballkan, dhe kjo po e pengon Beogradin. Komenti juaj?

Ditmir Bushati: Politikanët në Beograd, janë të lirë të interpretojnë si të duan ata, qoftë edhe për qëllime të politikës së tyre të ditës deklaratat që vijnë nga Tirana. Nuk është normale që të keqinterpretohen, por nuk më shqetëson as mënyra si i interpretojnë, e as keqpërdorimi i këtyre deklaratave.

Radio Evropa e Lirë: Kohët të fundit megjithatë është folur shumë, edhe prej Tiranës zyrtare rreth një bashkimi të shqiptarëve, qoftë pra edhe si dy shtete anëtare të BE-së. Po bëhet kështu një lloj “fronti i ri” kundrejt atyre politkave që ju, Tirana zyrtare, i quani “politika të ngadalta” të BE-së, sidomos ndaj shqiptarëve, apo është diçka tjetër në pyetje?

Ditmir Bushati: Së pari do të preferoja që të evitonim “ju dhe ne”, sepse siç përcaktohet shumë qartë edhe në partneritetin e natyrshëm strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, orientimi jonë euroatlantik është i qartë si kristali, sikundër referenca mbi dokumentet më të rëndësishme ndërkombëtare, duke filluar me aktin final të Helsinkit, apo atë që kryeministri shqiptar e ka quajtur që në krye të herës Besa e dhënë ndaj faktorit ndërkombëtar për mosndryshim të kufijve.

Së dyti, më duhet të sqaroj dhe ritheksoj që ne jemi shumë mirënjohës ndaj SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për çfarëdo që ata kanë bërë për rajonin tonë, sidomos që nga rrëzimi i komunizmit e deri në ditët e sotme.

Sikundër, besoj që Shqipëria, por edhe Kosova, janë përpjekur për ta dëshmuar këtë mirënjohje me veprime konkrete, me procese transformuese dhe me kontribute kontrete për sigurinë jo thjesht në rajon, por edhe më gjërë.

Dhe së treti, sfida jonë dhe besoj se kjo shquhet shumë qartë edhe në programin e qeverisë së Shqipërisë, por edhe në programin e qeverisë së Kosovës, është se si këtë hapësirë lirie të fituar me mund, edhe përmes bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, ta kthejmë në një hapësirë të stabilitetit demokratik dhe në një hapësirë prosperiteti për qytetarët tanë.

Radio Evropa e Lirë: Sidoqoftë, ekziston një lloj shqetësimi kundrejt politikave të BE-së ndaj shqiptarëve në Ballkan apo jo, sepse këtë e ka thënë kryeministri Rama disa herë?

Ditmir Bushati: Nuk ka asnjë politikë diskriminuese të Bashkimit Evropian për kundrejt shqiptarëve, e kundërta besoj që është e vërtetë, Bashkimi Evropian ka një politikë të drejtë ndaj të gjitha vendeve të rajonit dhe të ndershme.

Ajo që kryeministri Rama dhe të gjithë ne kemi kërkuar, është një proces më i parashikueshëm, një proces i cili kombinon më mirë kërkesat për standarde, të cilat i bëjnë mirë procesit të shtetndërtimit demokratik në Shqipëri, në Kosovë dhe në të gjitha vendet e rajonit, me instrumentet që BE-ja duhet t’i ofrojë si incentiva, për të ushqyer më mirë bashkëpunimin rajonal.

Mund t’ju them që në kemi përshëndetur jo vetëm dhënien e statusit të vendit kandidat për Serbinë, por edhe vendimin e fillimit të bisedimeve për anëtarësim.

Të njejtën gjë e kemi bërë edhe në rastin e Malit të Zi dhe besoj se një vendim eventual për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë, do të ishte një kontribut i BE-së për politikën të cilën ajo vet e ka rrënjosur në Ballkanin Perëndimor.

Të njejtën gjë mund të themi edhe sa i përket procesit të liberalizimit të vizave në Kosovë, dhe firmosjes së marrëveshjes së stabilizim-asocimit në Kosovë, sepse janë në një mënyrë apo tjetrën, investime që vetë Bashkimi Evropian i ka bërë për qytetarët e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Nuk do të ishte e këshillueshme, nuk do të ishte e drejtë dhe nuk do të ishte produktive, nga ana jonë, që të vendosim mure imagjinare për politika diskriminuese.

Radio Evropa e Lirë: Zoti ministër, në debatin që u mbajt në Ministrinë e Jashtme të Çekisë, u fol për Shqipërinë si për një vend që prodhon stabilitet dhe siguri më të madhe për Evropën. Megjithatë, të flasim për diskutimet sikur është afera e ashtuquajtur “Doshi”, afera këto që rëndom ndodhin pak para zgjedhjeve, sipas vëzhguesve në Tiranë. Pse është kështu?

Ditmir Bushati: Normalisht, ne do të dëshironim që në shoqëritë tona në rajon, duke përfshirë në rradhë të parë shoqërinë shqiptare, të kishim një debat politik dhe një ambient politik të ngjashëm me atë që shohim në vendet Skandinave.

Por, në fakt ne jemi mesdhetar, jemi edhe ballkanas dhe nuk më shqetëson debati, por mënyra se si adresohen mendimet e opinionit publik.

Për rastet në fjalë, besoj se ne do të duhet të nxisnim të gjithë institucionet e shtetit të së drejtës, që të thonë fjalën e tyre me profesionalizëm, dhe të gjithë personat që kanë operuar në shkelje të ligjit, të shkojnë përpara drejtësisë, dhe nga ana tjetër, besoj që është detyra jonë si qytetarë e jo si politikan, që të kontribuojmë dhe të nxisim opinionin publik, që ta shoh në mënyrë kritike, çdo veprim të autoriteteve të drejtësisë, deri te fjala finale.

Mënyra se si adresohen këto çështje, dallon shoqëritë e pjekura nga shoqëritë që ende nuk kanë kaluar tranzicionin demokratik.

*Radio Evropa e Lirë

Previous Post

Steve Smithi, multimilioneri që shpenzon vetëm £20 euro në ditë

Next Post

Tension në PS, tentohet të goditet ministri Arben Ahmetaj

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Tension në PS, tentohet të goditet ministri Arben Ahmetaj

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.