• Latest
  • Trending
  • All

Bushati në Asamblenë e OKB, takon gjashtë homologë

24/09/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 30 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Bushati në Asamblenë e OKB, takon gjashtë homologë

24/09/2014
in Aktualitet, Lajme

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili gjendet në Nju Jork për të ndjekur punime e Sesionit të 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, zhvilloi disa takime dypalëshe.
Në ditën e parë, ai u takua me homologët e Zelandës së Re, Murray McCully, të Luksemburgut, Jean Asselborn, të Sllovakisë, Miroslav Lajcak, të Spanjës José Manuel García-Margallo, Ministrin e Jashtëm te Mongolisë Luvsanvandan Bold dhe me Zëvendësministrin e Jashtëm te Argjentinës Eduardo Zuain.
Në takimin me homologun nga Zelanda e Re u vlerësuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe u shpreh vullneti e angazhimi për t’i çuar më tej ato. Bashkëbiseduesit nënvizuan rëndësinë e zhvillimit të dialogut politik dhe rritjes së kontakteve përmes realizimit të vizitave të nivelit të lartë si dhe u ndalën në mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, energjisë së rinovueshme, bujqësisë, industrisë minerare, turizmit dhe arsimit. Në takim, u diskutua dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Zelandës së Re në kuadrin e organizatave ndërkombëtare dhe mbështetjes reciproke të kandidaturave.
Ne takimin me Ministrin Asselborn të Luksemburgut, Ministri Bushati vlerësoi mbështetjen e Luksemburgut për marrjen e statusit kandidat në BE, duke shprehur besimin se kjo mbështetje do të vijojë edhe gjatë presidencës së ardhshme të BE-së nga Luksemburgu për procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Duke uruar homologun e tij për zgjedhjen e z. Jean-Claude Junker në krye të Komisionit Europian, Ministri Bushati nënvizoi rëndësinë e mbajtjes së një vëmendje të vazhdueshme nga ana e BE-së për procesin e zgjerimit dhe rajonin e Ballkanit, parë kjo dhe në situatën e sfidave gjeopolitike me të cilat po përballet BE-ja. Në kuadrin e bashkëpunimit shumëpalësh, Ministrat vlerësuan pozitivisht bashkëpunimin e deritanishëm dhe u angazhuan për të vijuar koordinimin në funksion të mbështetjes reciproke të kandidaturave në organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe avancimit të çështjeve me interes të ndërsjellë për të dy vendet. Duke ndarë vlerësimin për rolin dhe angazhimin e Shqipërisë për një rajon në paqe, të sigurtë dhe të zhvilluar, Ministri Bushati theksoi angazhimin e Shqipërisë dhe në cilësinë e Presidencës së SEECP për një kontribut cilësor në këtë drejtim.
Gjatë takimit me Ministrin Lajcak, Ministri Bushati vlerësoi mbështetjen e Sllovakisë në proceset integruese te Shqipërisë dhe rikonfirmoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të përmbushur prioritetet kyçe për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ministrat ndanë mendimin për rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit rajonal, eksperiencën e grupit të Vishegradit në këtë kontekst dhe rëndësinë e rikonfimimit të procesit të zgjerimit në kuadrin sfidave gjeopolitike si një faktor nxitës për reformat.
Në takim me homologun e tij spanjoll José Manuel García-Margallo, Ministri Bushati shprehu mirënjohjen për mbështetjen e deritanishme të Spanjës për procesin e integrimit evropian, si dhe besimin se kjo mbështetje të vijojë edhe gjatë procesit për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Ministrat e Jashtëm vlerësuan marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes dy vendeve dhe shkëmbyen ide mbi mundësinë e krijimit të një dinamike të re në këto marrëdhënie. Referuar bashkëpunimit shumëpalësh, ministrat ndanë mendimin për rëndësinë e koordinimit për çështje me interes të ndërsjellë, si dhe ato me interes rajonal e global. Zhvillimet pozitive në rajon dhe qasja e re bashkëpunuese në vijim dhe të Konferencës së Berlinit, u përshëndetën nga të dy ministrat.
Ministrit Bushati vijoi takimet dypalëshe me Ministrin e Punëve te Jashtme të Mongolisë Luvsanvandan Bold. Ai theksoi se ky vit shënon 65 vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona, çka duhet të shërbejë si nxitje për t’i dhënë një dimension të ri aktivizimit të bashkëpunimit konkret dhe në fusha me interes të ndërsjellë. Në vijim, z. Bushati përsëriti kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës nga Mongolia, kontribut që do t’i shërbente më së miri paqes, sigurisë dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit. Ministri Bold konfirmoi gatishmërinë e Qeverisë se Mongolisë për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe vuri theksin në intensifikimin e vizitave të nivelit të lartë.
Gjate bisedës me Zëvendësministrin e Jashtëm te Argjentinës Eduardo Zauin, Ministri Bushati vlerësoi nevojën për një bashkëpunim më intensiv mes dy vendeve, nëpërmjet shkëmbimeve të vizitave dypalëshe si edhe intensifikimin e kontakteve diplomatike. Zëvendësministri Zauin u shpreh se: “Shqipëria është një model frymëzimi për dialogun ndërfetar dhe bashkëjetesën, element i cili u theksua fuqimisht edhe gjatë vizitës së Papa Françeskut në Tiranë”. Ministrat ranë dakord për mbështetje reciproke në kuadër të OKB-së.

Post Views: 62
Previous Post

Shtyhet sërish seanca ndaj Frrokut, nuk paraqitet dëshmitari kyç

Next Post

Jahjaga kërkon njohjen nga Armenia

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Jahjaga kërkon njohjen nga Armenia

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.