“Turp për Ministrinë e Arsimit. Masht-i shpalli konkursin për bursa për disa fakultete, për ne “sa për sy e faqe”. Konkurs nuk është ai, ku kriter kanë vënë notën 9.5+, në këtë formë Ministria po ua humb çdo mund studentëve të Teknikut, pasi edhe gishtat e dorës janë të tepërt për t’i numëruar ata që përfitojnë nga ana jonë, nga ky pseudokonkurs i Masht-it”, ka thënë Maloku për Gazetën Monitor.
Maloku thotë se shqetësimin e tij dhe të kolegëve të tij e ka paraqitur edhe në MASHT.
Ai ka thënë se padashur t’i fyej studentët e fakulteteve të tjera por është shumë e padrejtë të barazohen studentët e Teknikut me atë të fakulteteve të tjera.
“Për më tepër, jemi në një rang me Fakultetin e Bujqësisë, Edukimin, Artet (pa dashur t’i ulë këto fakuletet, por jo vetëm këto, por duhet pranuar se jemi nivel më i lartë se gjithë tjerët për kah vështirë”, ka shtuar Maloku.
Sipas tij vet, Universiteti i Prishtinës në konkursin për bursa universitare e vë kriter për Fakultetin Teknik dhe Matematikë e Fizikë, mesatren 8.0.
“Është e drejtë e juaja se sa e vendosni kriterin se nga cili fakultet t’i orientoni Bursat, por edhe e jona mos ta lëmë punën me kaq dhe ta ngrisim zërin !”, është shprehur Maloku.






















