Ata të dy, së bashku me disa qytetarë të tjerë ia kanë mësyrë bjeshkëve të Lybetenit për ta diskutuar çështjen e demarkacionit.
Të ulur këmbëkryq, disa në sfungjer e disa barë, me birra e duhan ata ia kanë ‘krisur’ muhabetit për humbjen e territorit të Kosovës, ashtu siç pretendojnë.
“Gjatë vizitës së sotme në Lybeten të kryetarit Z Fatmir Limaj, deputetit Z Haxhi Shala dhe Z Fehmi Hysenaj kryetar i degës së Shtimes”, thuhet në faqen zyrtare të Nisma për Kosovën- Kaçanik.
























