• Latest
  • Trending
  • All

Burokraci me Ballkanin Perëndimor

07/10/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Burokraci me Ballkanin Perëndimor

07/10/2021
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Cili ishte qëllimi i saktë i samitit midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor? Duket se ngjarje si këto po bëhen burokraci e rregullt për Brukselin, ashtu si shumë gjëra të tjera që po përpiqet t’i bëjë këto ditë në fushën e gjeopolitikës.

Samiti ka siguruar një platformë për të treguar gjërat që BE-ja po u dhuron gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që synojnë të anëtarësohen në bllok. Por, në fund, ai gjithashtu ka treguar se sa jofunksional është bërë blloku dhe se anëtarësimi në BE për vendet e Ballkanit nuk është gjë tjetër, veçse një ëndërr.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Diplomatët e BE-së natyrisht se do të protestonin me zemërim ndaj një përshkrimi të tillë. Dhe, për të qenë të sigurt, ata mund të përmendin disa shembuj konkretë për të gjitha gjërat që janë arritur në takimin në Slloveni, më 6 tetor.

Për shembull, takimet që janë mbajtur në margjina të samitit. Keni parë që presidenti i Francës dhe kancelarja gjermane kanë biseduar me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, për të treguar se marrëdhëniet Beograd-Prishtinë preokupojnë nivelet më të larta të diplomacisë evropiane.

Ngjashëm, një takim midis udhëheqësve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, së bashku me dy presidentët e BE-së, mund të jetë një tregues i vërtetë se udhërrëfyesi për të zhbllokuar veton e Sofjes ndaj bisedimeve të anëtarësimit të Shkupit në BE, mund të aktivizohet.

Pastaj, ka edhe shembuj të tjerë konkretë në deklaratën që kanë prodhuar zyrtarët e BE-së pas disa javësh bisedime në Bruksel, që janë zhvilluar përpara samitit.

Në të mund të lexoni për rreth 30 miliardë euro që BE-ja do t’i investojë në Ballkanin Perëndimor gjatë shtatë vjetëve të ardhshëm, për 2.9 milionë dozat e vaksinës kundër koronavirusit që Brukseli u ka dhënë gjashtë vendeve dhe për angazhimin në “përcaktimin e objektivave të qarta për uljen e kostove të roaming-ut midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”.

Deklarata gjithashtu premton se samiti i ardhshëm do të mbahet vitin e ardhshëm.

Megjithatë, ka diçka shqetësuese në këtë që duhet t’i zemërojë vendet në rajon. Ata takohen me homologët e tyre në BE më shpesh – kjo është ngjarja e tretë e nivelit të tillë të lartë në katër vjetët e fundit. Megjithatë, këto takime ofrojnë pak gjëra të vlefshme për gjërat thelbësore.

E vërteta e hidhur është kjo: samiti i parë BE – Ballkani Perëndimor, i cili është mbajtur në Selanik në vitin 2003, ka qenë deri më tash më ambiciozi, me një deklaratë që thoshte se “e ardhmja e Ballkanit është brenda Bashkimit Evropian” dhe se “përgatitja për integrimin në strukturat evropiane dhe anëtarësimin përfundimtar në BE, përmes miratimit të standardeve evropiane, është tani sfida e madhe përpara”.

Samiti tjetër i tillë është mbajtur 15 vjet më vonë, në vitin 2018, dhe papritmas është bërë një premtim për organizimin e tubimeve vjetore, por pa një gjuhë që i çon gjërat përpara.

Deklarata e këtij viti thotë se “BE-ja rikonfirmon angazhimin e saj ndaj procesit të zgjerimit dhe vendimeve të marra për të, bazuar në reformat e besueshme nga partnerët, kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz dhe parimin e meritave”.

Diplomatët e BE-së që duan ta shohin rajonin në BE po festojnë për faktin që fjala “zgjerim” është përfshirë në tekst. Ky është niveli i ambicieve tani.

Dhe, për të qetësuar skeptikët e zgjerimit, si: Danimarka, Franca dhe Holanda, është shtuar gjithashtu një fjali që thotë: “Ne gjithashtu kujtojmë rëndësinë që BE-ja të ruajë dhe thellojë zhvillimin e vet, duke siguruar kapacitetin për të integruar anëtarë të rinj”.

Kjo, në thelb, është një gjuhë diplomatike që do të thotë: “Ne kemi shumë çështje të brendshme të BE-së për t’i trajtuar tani, kështu që ju lutemi mos na shqetësoni duke pyetur për anëtarësimin”.

Nuk është çudi që një propozim i mëhershëm i presidencës sllovene të BE-së për të shtuar një lloj orari për anëtarësimin e gjashtë vendeve, është hedhur poshtë menjëherë.

Ka mjaftuar të ndiqen hapat e liderëve të BE-së përpara takimit dhe konferenca për shtyp pas samitit. Gjysma e pyetjeve të gazetarëve – pothuajse të gjithë nga vende të ndryshme të BE-së – nuk kanë qenë për Ballkanin Perëndimor.

Ata janë dukur më të interesuar për darkën që krerët e BE-së kanë pasur një natë para samitit, në të cilën kanë diskutuar për rritjen e çmimeve të energjisë, autonominë strategjike të BE-së pas tërheqjes kaotike nga Afganistani dhe çështjen e paktit AUKUS që ende e mundon Parisin.

BE-ja është plotësisht e zënë me veten tani dhe për një të ardhme të parashikueshme Ballkani Perëndimor nuk është pjesë e asaj harte mendore. Tani për tani do të jetë vetëm një samit vjetor. Ngjashëm sikur mblidhet familja. Por, mos thoni që ata janë pjesë e familjes ose do të jenë ndonjëherë.

Previous Post

Të shtëna në një shkollë të Teksasit, raportohet për të plagosur

Next Post

Lotari amerikane/ Ambasada e SHBA jep këtë njoftim: Mos u mashtroni nga…

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Lotari amerikane/ Ambasada e SHBA jep këtë njoftim: Mos u mashtroni nga...

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.