Pas incidentit në ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri, vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama atje, është vënë në pikëpyetje. Burime diplomatike në Beograd i kanë thënë RTK-së se “ky takim vështirë se do të ndodhë, dhe kjo sipas tyre mund ti kushtojë kryeministrit serb në secilën variantë.
Për ta pershkruar situatën sot – ambasada e Shqipërisë në Beograd ndodhej e rrethuar me policë dhe autoblinda me topa uji, për ta siguruar për çdo rast stafin diplomatik aty, nga tifozët që ishin mbledhur për derbin lokal Cërvena Zvezda – Partizan. Edhe gjatë derbit të sontëm pati dhunë, por këtë herë në mes të serbëve, dhe vazhdoi shfaqja e parrullave anti shqiptare si “Kosova është Serbi” e që më pas tifozët serb edhe djegën flaumurin shqiptar në stadium.
Këso akte urrejtje ndaj shqiptarëve kanë vazhduar dhe nuk kanë të ndalur deri sot, pas asaj që ndodhi gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri në Beograd. Këto ngjarje janë përcjellur me deklarata të politikanëve që ndjellin urrejtje dhe raportime të mediave me tituj urrejtës dhe denigrues ndaj shiptarëve, që pothuajse e kanë ringjallur mentalitetin dhe atmosferën e viteve të 90’ta në Beograd.
Të gjitha këto ndikuan që grupe serbësh të sulomojnë dhe djegin biznese me pronarë shqiptarë nëpër Serbi, që ka ndikuar edhe cungimin dhe rrezikimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve në përgjithësi.
Diplomatë perendimorë në Beograd, vlerësojnë se në këso kushte, do të jetë i vështirë organizimi i takimit midis kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Burime diplomatike në Beograd i kanë thënë RTK-së se “ky takim madje vështirë se do të ndodhë, dhe kjo sipas tyre mund ti kushtojë kryeministrit serb në secilën variantë”.
Edhe po të organizohet takimi, Vuçiqit “kjo do t’i kushtonte negativisht në popullaritetin e tij te opinioni i brendshëm Serb, në aspektin e përkrahjes dhe besueshmërisë”.
Ndërsa, në anën tjetër, “mos organizimi i takimit dhe mos prtja e kryeministrit Rama në Beograd, do ti kushtonte poashtu negativisht popullaritetit të kryeministrit serb, te Brukseli dhe lidershipi i Bashkimit Evropian, për të cilët mos organizimi i këtij takimi do të ishte sinjal i qartë i mungesë e përpjekjes së Qeverisë së Serbisë, për zhvillim të marrëdhënieve të mira me fqinjët”, përkatësisht me Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilat tashmë duken të jenë dëmtuar mjaftë.
Deklaratat e kryeministrit Edi Rama për televizionin CNN se dëshiron të vijë në Beograd me 22 tetor janë transmetuar pothuajse në të gjitha mediat kryesore të Serbisë.
Ndërsa, kryeministri serb Vuçiq, ka pasur vetem një përgjigje “se vetëm ai vendos se a do ta lejojë takimin”. (Nga Valon Syla, korrospodent i RTK-së në Beograd)















