Gjykata e obligon Hasan Hotin që t’ia kthejë Komunës së Rahovecit paratë e përdorura për pagesë të rrymës.
“Përveç dënimit të shqiptuar, Hasan Hoti detyrohet që t’i kthejë 2 mijë e 371 euro Komunës së Rahovecit si palë e dëmtuar në këtë çështje në afat prej një muaji nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi,” u tha gjatë shpalljes së aktgjykimit.
Hasan Hoti gjithashtu do të paguajë shpenzimet e procedurës penale në vlerë prej 163.52 euro dhe paushallin gjyqësor prej 100 eurove.
Zyrtari i dënuar i Rahovecit Hasan Hoti akuzohej se nga tetori i vitit 2010 deri në prill të 2014-ës keqpërdori pozitën e zyrtarit për paga dhe pagesa në Komunën e Rahovecit për përfitim të kundërligjshëm pasuror duke futur në faturat e pagesave të rrymës së shpenzuar nga komuna njehsorët e dy shfrytëzuesve privatë, duke dëmtuar buxhetin komunal në shumën 2371.90 euro.























