Pas vendimit të qeverisë për vjedhësit e energjisë elektrike, të cilët do të ndëshkohen si të kenë kryer një veper penale, qytetarët elbasanas kërkojnë përgjigje për mbifaturimin. Për ta është e drejtë të paguhet energjia e harxhuar, por jo ajo që u faturohet padrejtësisht.
“10 muaj pa paguar dritat dhe mi prenë. Ata që kanë 10 ose 15 vjet ua presin dhe i rilidhin.
Kur unë jam I ikur prej 14 vitesh dhe I paguaj lekët aforfe atëherë si vijnë këto mbifaturime?”, kështu shprehen disa prej qytetarëve elbasanas.
Abonentët akuzojnë kujdesin e klientit në Elbasan për vonesë të faturave, çka bën që ata të paguajnë edhe kamat-vonesa.
Ndonëse Elbasani regjistron një numër të lartë të papunësh, energjia elektrike u ndërpritet çdo ditë debitorëve, ndërkohë që institucionet shtetërore borxhlinj të OSHEE, edhe pse prej vitesh nuk paguajnë, vijojnë të mos shqetësohen.
















