Gjykata e Apelit në Bresha e vërtetoi dënimin me burgim të përjetshëm edhe për truprojen Andrea Volonji, 40 vjeç i cili është i akuzuari i tretë për vrasjen e shqiptarëve nga Tetova, Ekrem Salija, 45 jveç dhe biznes partnerit të tij Hristo Uzunov, 42 vjeç në qershorin e vitit 2011 në afërsi të Breshës, Itali.
Edhe pse i akuzuari i tretë, Volonji ka qenë ekzekutuesi, që ka gjuajtur me disa plumba, pas vrasjes së dyfishtë ai ka ikur në Tunis. Atje është prangosur, pak para zbulimit të vrasjes, ku u arrestuan ish policët Luka Cerubini (42) dhe Daniele Saravini (37), të cilët janë të dyshuarit kryesor të vrasjes së dyfishtë. Policia tuniziane e ekstradoi në Itali në dhjetor të vitit 2013.
Në ndërkohë, Gjykata e Apelit në Bresha e vërtetoi gjykimin përmes së cilit ish polici Daniele Saravini u dënua me burgim të përjetshëm si porositës i vrasjes së tetovarëve.
Saravini në muajin shkurt të vitit 2013 u dënua me burgim të përjetshëm në procedurën e shkallës së parë para gjykatës në Bresha. Në shkurt të vitit 2014, Gjykata e Apelit në Breshia, dënimin e njëjtë e vërtetoi edhe për të akuzuarin e dytë, Luke Cerubini, ish polic, i cili ka marr pjesë në ekzekutimin e Salija dhe Uzunov.















