Sekiraqës Gjykata i ka shqiptuar dënimin prej 2 vite e gjysmë burg dhe 600 euro gjobë për të tri veprat.
Po ashtu, Gjykata e obligon Sekiraqën të paguajë edhe paushallin gjyqësor prej 100 euro pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Sipas aktakuzës, Hazbi Sekiraqa në shtëpinë e tij ka mbajtur pa autorizim dy pistoleta, dy karikatorë, 10 fishekë si dhe një armë tjetër “Zbrojovka Praha” të kalibrit 6.35mm.
Policia po ashtu në shtëpinë e Sekiraqës kishte gjetur edhe 4 qese të vogla të plastikës me ngjyrë të gjelbër që më vonë është vërtetuar se janë marihuanë me një peshë prej 4.53 gramë.
Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore bashkëshortes së tij.






















