Partinë Demokratike e ndajnë edhe pesë ditë nga zgjedhja e strukturave të reja drejtuese. Demokratët ndodhen në fazën e fundit përgatitore, sa i takon zhvillimit të Kongresit Kombëtar në datat 27-28 shtator, i cili do të mbahet në kuadër të zgjedhjeve për kupolën drejtuese në SHQUP.
Deputeti demokrat, Aldo Bumçi, ka sqaruar se si do të zgjidhet lidershipi i ri në Partinë Demokratike. Ish kreu i PD për Tiranën, deklaroi se pritet të dalë udhëzimi i dytë për zgjedhjet, i cili do të përcaktojë mënyrën e votimit për anëtarët e Këshillit Kombëtardhe Kryesinë. Deputeti Bumçi theksoi se anëtarët do të votohen ashtu siç e parashikon statuti; me votim të fshehtë. Aktualisht, kryetarët e degëve, janë duke dorëzuar listat e delegatëve nëpër seksione, që në fakt ky proces duhet të kishte përfunduar në datën 15 shtator. Kongresi Kombëtar, më datë 27, në ditën e parë të mbajtjes së tij, do të votojë ndryshimet statusore. “Është ngritur grupi i punës për ndryshimet statusore, që do të votohen në Kongresin Kombëtar. Pritet që të dalë udhëzimi i dytë për zgjedhjet. Në Kongres kanë të drejtë vote kryetarët e seksioneve të Partisë Demokratike dhe sekretarët e seksioneve që janë mbi 50 anëtar të regjistruar deri ditën e zhvillimit të Kuvendit të degës së Partisë Demokratike; kryetarët e grupseksioneve të PD-së; anëtarët e Këshillit Kombëtar aktual; deputetet e PD-së; sekretarët funksional të PD-së; kryetarët e njësive vendore dhe kryetar e këshillave bashkiake e komunale dhe anëtarët e kryesive të Degëve të Partisë Demokratike”, u shpreh Bumçi.
8 mijë delegatët
Në Kuvendin Kombëtar do të vijnë 8 mijë delegatë, të cilët do të votojnë anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe ky i fundit Kryesinë e partisë, ndërsa numri më i madh i delegatëve pritet që të vijnë nga seksionet e PD, që janë 5400 në të gjithë vendin. Krerët e PD në rrethe, të komanduar nga Basha nëpërmjet delegatëve, do të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD, i cili do të votojë anëtarët e rinj të Kryesisë. Pra, 38 kryetarë degësh bëhen pjesë e Këshillit, të cilët me votim të fshehtë zgjedhin njëzet e pesë anëtarët e Kryesisë së Partisë nga një listë ku numri i kandidatëve të mos jetë më pak se 1.5 herë më i madh se numri i vendeve që kërkohen. Pra, Basha tashmë do të zgjedhë edhe Kryesinë e PD. Në kuadër të konstituimit të strukturave të reja drejtuese në PD, Basha u ka kërkuar të gjithë deputetëve që kanë poste partiake në PD, të japin dorëheqjen. Kambanat po bien për Jozefina Topallin. Madje, Basha ka shtuar se të gjithë de- putetët, që vijnë në seli për të debatuar, kundërshtuar dhe për të bërë shou në media, duhet të japin dorëheqjen nga funksionet partiake, në shenjë përgjegjësie për humbjen në zonat e tyre zgjedhore në 23 Qershor. Kërkesa e Bashës prek nënkryetarët, sekretarët e përgjithshëm, sekretarët organizativë dhe 7 sekretarët funksionalë, konkretisht, pra përveç Jozefina Topallit, edhe Ridvan Boden, Ilir Rusmalin.
Udhëzimi i parë i Bashës
Në udhëzimin e kreut të PD, Lulzim Basha, thuhet se: “Mbështetur në nenin 33, 34, 35, 38, 46 dhe 48 të statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe në rregulloren e brendshme të funksionimit të PDSH, zyrat e PD të fillojnë përgatitjet për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë më datat 27 dhe 28 shtator 2014 në Tiranë, të përbërë nga Kryetarët e Seksioneve dhe sekretarët e seksioneve që kanë mbi 50 anëtarë të regjistruar deri ditën e zhvillimit të Kuvendit të degës së PD; kryetarët e grupseksioneve të PD; anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD; deputetët e PD në Kuvendin e Shqipërisë; sekretarët funksionalë të PD, koordinatorët teknikë, koordinatorët. e procesit zgjedhor në degët e PD dhe funksionarët e selisë qendrore të PD; kryetarët e njësive vendore (qarqe, komuna, bashki dhe minibashki) dhe kryetarët e këshillave bashkiakë dhe komunalë të PD; anëtarët e kryesive të degëve të PD në rrethe dhe anëtarët e komisioneve të Apelimit në degët e PD. Zyra e organizimit të kryejë verifikimet e duhura në mënyrë që nga lista e delegatëve të vijnë sipas pikës 1 dhe 2 të Udhëzimit nr.6, të ketë përfaqësues të LDGSH-së dhe FRPD-së, jo më pak se 5% për secilën organizatë partnere”.















