Një shqiptar i dënuar në Itali për vrasje ka fituar gjyqin për kushtet çnjerëzore në qelinë ku ai vuan dënimin.
Elton Xhoxhi, i dënuar me 26 vite burg për vrasjen e shqiptarit Bernard Kozaria kishte hedhur në gjyq autoritetet e burgut, pasi ankohej se qelia ku ai qëndron atë 9 metër katrorë, ku janë edhe dy të burgosur të tjerë.
Gjithashtu, sipas tij, në qeli kishte edhe buburreca dhe insekte të tjera. Nisur nga këto pretendime, Gjykata vendosi t’i japë të drejtë duke i ulur dënimin me 6 muaj burg.
Në vitin 2007, Elton Xhoxhi vrau Bernard Kozarian kur policia po shoqëronte këtë të fundit, ndërsa një natë më parë i kishte shpëtuar atentatit.















