Bashkimi Europian është i shqetësuar nga kthimi i deputetit Armando Prenga në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo është përçuar jo vetëm nga zyrtarë të Komisioni Europian, por edhe nga raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, që e shprehu këtë shqetêsim qartësisht pas takimit me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në Bruksel.
Knut Fleckestein tha se “e pyeta ministrin Tahiri, se si është deputeti Prenga, se këto janë lajmet e fundit që kam nga Tirana. Eshtë shumë e rëndësishme të aprovohen aktet nënligjore të dekriminalizimit, që të evitohen raste të tilla. Eshtë vërtet shqetësim që ky njeri është kthyer në Parlament”.
Pyetjes së AbcNeës, se a është shokuese për Fleckenstein kthimi i deputetit Prenga në Kuvendin e Shqipërisë, ai u përgjigj: Po.
Fleckenstein tha gjithashtu se shpreson që opozita nuk do të bojkotojë Kuvendin, por do votojë aktet nënligjore përdekriminalizimin. “Shpresoj, që opozita të mos bojkotojë Parlamentin. Shpresoj që aktet nënligjore për dekriminalizimin të votohen sa më shpejt të jetë e mundur, për të evituar situata të tilla të papëlqyeshme”, tha ai.
Ndërsa ministri tahiri, i pyetur se a ndihej në pozitë të vështirë kur e pyesin në Bruksel për kthimin e Prengës në Kuvend, tha se “zgjidhja në këtë rast nuk është lufta politike me emra të veçantë, por miratimi i akteve nënligjore, prandaj është opozita e ftuar në tryezën parlamentare për të zgjidhur dhe miratuar sa më parë aktet nënligjore që do të bënin sa më efektiv zbatimin e ligjit. Kjo është mënyra më e mirë . Sa i takon rastit konkret, PS, grupi paralamentar socialist, Qeveria dhe mazhoranca kanë ndërmarrë akte politike për të dënuar siç duhet aktin dhe për të bërë ç’është e mundur që ky shembull të na kthehet jo në bojkot por në punë të shtuar dhe aktivizim më shumë qoftë edhe nga opozita”, tha Tahiri.
Video:















