Daily Mail ka thumbuar rusët për anijen kryesore, që ishte aeroplanmbajtësja “Admiral Kuznetsov”, e cila dje kaloi Kanalin Anglez për të mbërritur pranë brigjeve siriane.
Sipas Daily Mailit, flora ruse është e ndryshkur, që lëshon tym dhe që ka mbetur si relike nga koha sovjetike.
Në fakt, aeroplanmbajtësja ruse “Admiral Kuznetsov”, nuk lundron kurrë larg nga ‘porti shtëpi’ në Severomorsk dhe nuk del asnjëherë pa rimorkiatorin e nevojshëm, për shkak se ka vazhdimisht probleme.
Ajo është ndërtuar që në kohën e “Luftës së Ftohtë” dhe është krenaria ruse.






















