Tendenca është më pak e theksuar për burkinin, rroba banjo që përbëhen nga një vello, një tunikë dhe një palë pantallona, 46 për qind e britanikëve dëshirojnë që kjo e fundit të jetë e ndaluar në Britaninë e Madhe, 30 për qind shprehen kundër një ndalimi të tillë, transmeton atsh.
Qëndrimet ndryshojnë dukshëm sipas grupmoshave. Kështu 78 për qind e 65 vjeçarëve janë më tepër në favor të qëndrimit për ndalimin e burkas, kundrejt vetëm 34 për qind e 18-24 vjeçarëve. Në mënyrë të ngjashme për burkinin 63 për qind e 65 vjeçarëve janë kryesisht mbështetës të ndalimit të kësaj veshjeje, kundrejt 26 për qind të 18-24 vjeçarëve.






















