Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson gjatë vizitës së tij në Kosovë, ku foli edhe në Kuvendin e Kosovës, ai dhe Fondacioni për Demokraci, “Westminster” në bashkëpunim me Ambasadën britanike, kanë nisur një projekt për mbështetje në zhvillimin e partive politike në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja e Ambasadës britanike në Kosovë.
Ky projekt do të përdorë ekspertizën britanike për të ndihmuar palët në Kosovë që të bëhen më të hapura, më të përgjegjshme dhe transparente.
