Duke u bazuar nga fotografitë e publikuara nga BBC, forcat speciale britanike janë duke luftuar së bashku me të ashtuquajturën Ushtria e Lirës Siriane.
Sipas dëshmitarëve okularë, britanikët janë të vendosur në një bazë ushtarake në lindje të vendit dhe të kryejnë detyra mbrojtëse.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes britanike, pasi kanë parë që janë publikuar fotografitë thanë se nuk do të komentojnë mbi forcat speciale, operacionet dhe qëllimin.
Qeveria britanike ka të drejtë për të dërguar trupa jashtë vendit pa miratimin e Kuvendit.
Në dhjetor, forcat ajrore britanike kanë kryer sulmin e parë në pozicionet e ISIS-it organizatës terroriste në Siri.
Ndërsa, ministri i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, Michael Fallon ka thënë se Londra nuk ka plane të dërgoi trupa tokësore në Siri.






















