Nuk ka qetësi për britanikët! Së fundmi, vendi është goditur nga stuhia “Jorge”, duke shkaktuar përmbytje në vend.
Kjo stuhi ishte e katërta me radhë gjatë këtij viti, që u shoqërua me erëra të fuqishme që arrinin në mbi 100 kilometra në orë, derisa shumë zona janë përmbytur nga reshjet e dendura të shiut.
Moti nuk duket se është përmirësuar, pasi në Angli dhe Uells, gjatë ditës së sotme mund të ketë edhe 300 përmbytje të tjera.
Anglia Veriore, Uellsi i Veriut, Irlanda Veriore dhe Skocia janë të rrezikuara nga erërat e fuqishme dhe banorëve iu kërkohet të bëjnë kujdes gjatë daljeve të sotme.




















