• Latest
  • Trending
  • All

Britania dhe vende të tjera perëndimore ndihmojnë agjencitë amerikane të zbulimit në hetimin e Wuhanit

31/05/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 10 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Britania dhe vende të tjera perëndimore ndihmojnë agjencitë amerikane të zbulimit në hetimin e Wuhanit

31/05/2021
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Agjencitë britanike të zbulimit së bashku me shërbime të tjera të sigurisë të Evropës Perëndimore, po ndihmojnë një hetim të ri amerikan që po përpiqet të zbardhë të vërtetën e origjinës së pandemisë së koronavirusit, sipas zyrtarëve nga të dy anët e Atlantikut.

Në fokus të hetimit është Instituti i Virologjisë në Wuhan të Kinës pas dyshimeve se virusi që ka goditur rëndë botën dhe ka çuar në të paktën katër milionë të vdekur, mund të ketë dalë nga laboratori i tij, një pretendim ky që është mohuar fuqishëm nga Pekini.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Zyrtarët britanikë i thanë shtypit londinez të dielën se teoria se virusi doli nga laboratori është “e besueshme” dhe “e mundshme”, një ndryshim nga qëndrimi skeptik i inteligjencës britanike për 18 muajt e fundit ndaj kësaj hipoteze. Agjenci të tjera të zbulimit ishin gjithashtu skeptike vitin e kaluar, duke e parë atë si një mundësi të skajshme.

Por javën që shkoi, Presidenti amerikan Joe Biden u kërkoi agjencive amerikane të inteligjencës të hetojnë këtë teori dhe të raportojnë brenda tre muajsh. Urdhri i Presidentit Biden vjen pas zbulimeve të më shumë detajeve nga inteligjenca amerikane rreth tre studiuesve në laboratorin e Wuhanit të cilët u sëmurën në nëntor 2019, disa javë para rastit të parë të identifikuar me koronavirus – dhe më shumë se një muaj para se Kina të informojë Organizatën Botërore të Shëndetësisë se “raste me pneumoni” nga “një shkaktar i panjohur” ishin identifikuar në Wuhan.

Studiuesit ishin shtruar në spital me simptoma që përputhen edhe me COVID-19 por edhe me sëmundje të zakonshme sezonale të frymëmarrjes, sipas një raporti të inteligjencës amerikane të publikuar nga “The Wall Street Journal”.

Detajet e reja shtuan provat që mbështesin teorinë se virusi mund të jetë përhapur tek njerëzit pas daljes nga laboratori i Wuhanit, thonë zyrtarët perëndimor.

Një raport i ekipit të udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësis në fillim të këtij viti e cilësoi hipotezën si “jashtëzakonisht e pamundur” ndërsa ka mbështetur si më të mundshme teorinë se koronavirusi mund të ketë origjinën nga një treg i vjetër i Wuhanit, duke u bartur tek njeriu nga një kafshë si lakuriqi i natës ose pangolin.

Por hetimi i OBSH-së u zhvillua mes kritikash në rritje nga disa shkencëtarë të njohur perëndimorë dhe qeveri perëndimore, të cilët thonë se autoritetet kineze bllokuan ekipin e OBSH-së gjatë një vizite katër-javore në Wuhan në janar.

Tetëmbëdhjetë epidemiologët dhe gjeneticistë më të mirë në botë shkruan një letër për revistën “Science” duke bërë thirrje për një hetim të pavarur mbi teoritë e daljes së virusit nga laboratori.

Zyrtarët britanikë të zbulimit konfirmuan për Sunday Telegraph se agjencitë britanike të sigurisë po bashkëpunojnë me hetimin e ri amerikan. “Ne po kontribuojmë me të dhënat që kemi për Wuhanin, si dhe po ndihmojmë amerikanët për të vërtetuar dhe analizuar çdo të dhënë me të cilën ne mund të ndihmojnë“, u citua të ketë thënë një zyrtar.

“Ajo që kërkohet për të gjetur të vërtetën e shpërthimit të koronavirusit janë të dhënat nga burime të besueshme dhe jo analiza të informacionit dhe kjo është e vështirë të arrihet”, shtuan ata.

Zyrtarë të agjencive të zbulimit në të dy anët e Atlantikut thonë se hetimi do të përfshijë përdorimin e sistemeve të inteligjencës artificiale për të ndihmuar grumbullimin e të dhënave nga komentet kineze në rrjete sociale e deri tek përgjimi i telefonave dhe komunikimet elektronike në Kinë.

Selia e Komunikimeve Qeveritare të Britanisë, e njohur si GCHQ, agjencia e mbledhjes së informacionit sekret dhe shërbimi më i madh inteligjent i vendit, do të jetë thelbësore në bashkëpunimin e Britanisë me ShBA, thanë zyrtarët britanikë për Zërin e Amerikës.

Me pak burime të inteligjencës në terren në Kinë, agjencitë perëndimore të zbulimit besohet se janë duke shtrirë të ashtuquajturën “rrjeta e errët” për të zbuluar informacionin e postuar dhe të shpërndarë në mënyrë anonime nga shkencëtarë dhe zyrtarë kinezë që fshehurazi kritikojnë qeverinë komuniste.

Ligjvënësit britanikë mirëpresin përpjekjen e dyfishuar për të identifikuar origjinën e pandemisë. “Heshja që vjen nga Wuhani është shqetësuese. Ne duhet të hapim katakombet e nëndheshme dhe të shohim se çfarë ka ndodhur, që të jemi në gjendje të mbrohemi në të ardhmen”, tha të dielën Tom Tugendhat, kryetar i komisionit për punë të jashtme në parlamentin britanik.

Autoritetet në Kinë mohojnë mundësinë e ndonjë rrjedhjeje nga laboratori i Wuhanit, i cili kryen kërkime mbi viruset dhe merr disa fonde nga qeveria amerikane. Vitin e kaluar, propaganduesit kinezë fajësuan për shpërthimin e koronavirusit një delegacion sportiv të Ushtrisë Amerikane që vizitoi Wuhanin, teori konspirative që janë diskredituar më pas nga virologë dhe epidemiologë të njohur.

Javën e kaluar “China’s Global Times, një gazetë e përditshme e Partisë Komuniste Kineze, dënoi Dr. Anthony Faucin, ekspertin më të lartë të sëmundjeve infektive në Amerikë, duke thënë se ai mbështeste hetimin e teorive të shumta të origjinës së virusit, përfshirë edhe hetimit për rrjedhje të tij nga Instituti i Virologjisë së Wuhanit.

Zoti Fauci tha se është me rëndësi shtimi i përpjekjeve për të zbuluar arsyet, vendin dhe mënyrën si filloi pandemia, sepse njohja e origjinës ndihmon parandalimin e shpërthimeve të ardhshme të koronavirusëve. “Mendoj se duhet të vazhdojmë të hetojmë atë që ndodhi në Kinë derisa të kuptojmë më së miri që mundemi atë që ndodhi”, tha ai.

Global Times akuzoi Dr. Faucin për përpjekje “për të nxitur teori të vjetra dhe të pabaza se virusi kishte dalë nga një laborator në Wuhan”. Gazeta tha se teoria e rrjedhjeve “është një gënjeshtër e qartë, një komplot i krijuar nga agjencitë amerikane të zbulimit dhe shtypi për të shpifur ndaj Kinës ndërsa Kina e ka mohuar atë”.

Previous Post

“Demokracia është në rrezik” paralajmëron Presidenti Biden në Ditën e të Rënëve

Next Post

“Sfilatë në zyrë”, nis hetimi për drejtuesen e Gjykatës së Elbasanit

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

“Sfilatë në zyrë”, nis hetimi për drejtuesen e Gjykatës së Elbasanit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.