Pesë persona, mes të cilëve edhe një femër janë arrestuar sot në Britani për terrorizëm. Mediat e huaja raportojnë se 4 persona u prangosën në Birmingham, ndërsa i fundit në aeroportin e Londrës, Gatëick. Arrestimet janë kryer në kuadër të një hetimi të përbashkët mes Francës dhe Belgjikës. Kreu i zyrës për anti-terrorizëm në “West Midlands” të Anglisë, Marcus Beale, tha se në kuadër të aksionit janë bastisur një numër i konsiderueshëm apartamentesh në Birmingham.
Autoritetet britanike deklaruan se gjatë gjithë kohës individët e arrestuar nuk kanë bërë kurrë një kërcënim serioz për sigurinë publike dhe se nuk kishte informacion që të sugjeronte për planifikimin e një sulmi në Britani.















