Arben Manaj
Si për të treguar dominimin e saj në politikën aktuale britanike, Partia Konservatore e kryeminsitres Theresa May arriti një fitore historike ndaj rivalëve laburistë në një zonë ku opozita dominonte që prej vitit 1983.
Zgjedhjet në këto dy zona u zhvilluan pasi deputetët laburistë vendosën të ikin nga Parlmenti për tu punësuar jashtë politikës. Rezultati elektoral ka ringritur pikëpyetjet për aftësinë drejtuese dhe inspirimin që shkakton në radhët e anëtarëve laburistë udhëheqësi i tyre Jeremy Corbyn. Analistët besojnë se nëse vazhdon ky nivel besimi në publik që reflektohet edhe në sondazhet e opinionit publik, ku laburistët janë shumë mbrapa konservatorëve, laburistët britanikë, nën drejtimin e Corbyn, janë duke shkuar drejt një humnere elektorale.























