Instituti i Drejtorëve të Federatës Britanike të Sipërmarrjeve ka zhvilluar një sondazh me më shumë se një mijë prej anëtarëve të tij, sipas të cilit 64 për qind e krerëve mendojnë se dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja është negative për aktivitetin e tyre.
Për pasojë rreth 50 drejtues kompanish britanike synojnë të spostojnë një pjesë të aktivitetit të tyre dhe dy të tretat vlerësojnë se zgjedhja e Brexit është negative për sipërmarrjet e tyre.
Një e katërta (24 %) mendojnë të “ngrijnë” punësimin dhe më shumë se një në pesë (22%) mendojnë të zhvendosin aktivitetin e tyre.
Në një tribunë të publikuar në të përditshmen “Times”, drejtoresha e përgjithshme e organizatës më të madhe të sipërmarrësve britanikë, Konfederata e Industrive Britanike, ka gjykuar se “impakti i vendimit mbi Brexit nuk duhet të nënvleftësohet”.















