• Latest
  • Trending
  • All

Brexit si rrezik për Shqipërinë

06/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Brexit si rrezik për Shqipërinë

06/07/2016
in Aktualitet, Aktualitet, Lajme, Opinion

Dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian është konsideruar nga disa analistë si kriza më e rëndë që ka kaluar Europa që prej Luftës së Dytë Botërore. Pse kaq e rëndë? Sepse po vritet një projekt për të cilin është investuar aq shumë energji, mund, pasion, jo vetëm i një brezi, duke e futur Europën drejt një të panjohure të bartur plot me të panjohura e rreziqe. Duket se “baballarët themelues”, siç i quajnë udhëheqësit francezë, gjermanë, italianë, që i dhanë nismën projektit, po lëvizin nga varri duke parë goditjet vrasëse që ai po merr. Po përse kjo krizë, kur, sipas një opinioni gati të gjithëpranuar, ky i Europës së Bashkuar është një nga projektet më të bukur që ka ndërtuar ndonjëherë njerëzimi, që ka sjellë paqe dhe stabilitet në një Europë deri vonë të masakruar nga luftërat? Ngaqë brezat e rinj kanë harruar se çfarë ka ndodhur 70 vjet më parë – përgjigjen disa. Si reaksion ndaj përmbytjeve të papërballueshme të emigracionit – përgjigjen të tjerë. Ngase kjo që është ndërtuar deri tani nuk është Europa e popujve, por Europa e bankierëve dhe financierëve – ngulmojnë të tjerë akoma. Komentuesit janë të shumtë dhe këndet nga e shohin Brexit-in janë po ashtu të shumtë. Megjithatë, shumica bashkohen në komentin se kemi të bëjmë me një dështim të elitave politike të vendeve europiane për ta çuar përpara këtë projekt në kontekstin e rendit botëror të krijuar pas rënies së Murit të Berlinit, që rëndom e quajnë globalizim.

Parë si dështim elitash, gjykoj se Brexit është një krizë e Perëndimit ku duhet futur edhe SHBA. Më së shumti duhet parë si krizë e postdemokracisë (Colin Crouch), me çka do të kuptojmë rrëshqitjen e Perëndimit në një sistem politik ku vendimmarrja nuk është më e popullit (demosit), por e një pakice (oligo) të pasurish që kanë marrë në dorë vendimmarrjen, që kanë krijuar një elitë politike mediatike në shërbim të tyre. Një sistem ku politikanët janë bërë gjithnjë e më shumë thjesht menaxherë të interesave të këtyre, duke bërë jo vetëm që të majtë dhe të djathtë të humbasin diferencat, por edhe fuqinë dhe përfaqësueshmërinë e tyre. Këtë e tregon edhe fakti se vetëm një e katërta e parlamentarëve britanikë ishte për daljen, kurse votimi i popullit tregoi se për të ishte më shumë se gjysma. Te reaksioni ndaj kësaj gjendjeje shohim si lëvizjet nacionaliste, deri të ekstremit të djathtë, që janë kundër invazionit të emigrantëve, e që premtojnë mbrojtje të interesave të vendasve duke bërë thirrje për kthim në kohët e arta, edhe lëvizjet e majta që denoncojnë rritjen e polarizimit ekonomik nën udhëheqjen e këtyre elitave, që kërkojnë një Europë tjetër, sociale dhe të solidaritetit.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Pavarësisht nëse alternativat që këta ofrojnë janë të besueshme apo jo, ky “salto nell buio”, siç i thonë italianët kur dikush kërkon shpëtim duke marrë guximin të hidhet drejt së panjohurës, ishte një “fuck you” ndaj kësaj elite, i ngjashëm me lëvizjen VAFA (va fan culo) në Itali, me çfarë ka ndodhur në Spanjë në Greqi, por edhe me daljen e dy figurave që konsiderohen anti-establishment në SHBA, si Trump dhe Sanders.

Në këtë kuptim Brexit duhet parë edhe si një përpjekje për dalje nga post-demokracia, e kthyer në një status quo që e mbrojnë partitë tradicionale, për të rihyrë në demokraci. Pra, demosi po kërkon të rimarrë në dorë vendimmarrjen për fatet e veta si një formë e sfidimit të elitave vendimmarrëse postdemokratike. “Më ktheni vendin tim” ishte parulla e fituesve në Britani.

Ajo që bie në sy gjithashtu është se humbësit, elitat e akuzuara, më shumë sesa një analizë të përgjegjësive kanë gjetur justifikimin duke akuzuar hordhitë barbare, raciste, ksenofobe, të të pagdhendurve që janë mobilizuar kundër tyre nga politikanët populistë. Dhe pa dyshim ky qëndrim e rëndon procesin.

SHQIPËRIA SI PASQYRË E KRIZËS

Duhet thënë se Shqipëria ka shumë ndryshime nga vendet e tjera europiane, por mund, megjithatë, të shërbejë edhe si një pasqyrë e krizës së tyre, pasi në Shqipëri fenomenet negative të krizës shfaqen në mënyrë më të dukshme.

Më së pari duhet thënë se shqiptarët kanë vazhduar të drejtohen nga një elitë politike mediatike që procesin e integrimit europian e ka interpretuar, ashtu siç interpretonin komunistët fazën e ndërtimit socialist, si një tranzicion, i diktuar nga domosdoshmëria historike, drejt komunizmit, si diçka të paevitueshme, që do të vinte, veç të kishin besim tek udhëheqësit e vendit dhe tek ata ndërkombëtarë me në krye Bashkimin e Lavdishëm Sovjetik apo Kinën e Madhe Popullore. Elita shqiptare thjesht zëvendësoi në strukturat e gatshme mendore të njerëzve Bashkimin Sovjetik me SHBA dhe Europën dhe udhëheqësit lindorë me udhëheqësit perëndimorë Kohl, Clinton, Berlusconi, Tony Blair, Merkel etj. Edhe mbështetja që ka marrë nga Brukseli dhe Washingtoni është përdorur prej saj ashtu si mbështetja që nomenklatura merrte dikur nga Moska apo nga Pekini.

Mirëpo, sikurse thotë Karl Poperi, “E ardhmja varet nga ne, ne nuk varemi nga asnjë domosdoshmëri historike”. Me fjalë të tjera, është njeriu ai që bën projekte që dikur i ka konsideruar si “fjala e Zotit” apo si “domosdoja historike”, por që, në fakt, janë thjesht projekte të tij që edhe mund të dështojnë. Edhe ky i Europës është një projekt realizimi i të cilit varet nga njeriu. Brexit tregoi se ky projekt ose duhet korrigjuar radikalisht, ose ka arritur në pikën e pakorrigjueshmërisë dhe shumë europianë po duan të provojnë një projekt të ri, të bazuar mbi përvojat e mëhershme.

Po a nuk mund të thuhet se edhe elitat europiane e kanë trajtuar si domosdoshmëri historike projektin, pa e parë se, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, po e çonin atë në një drejtim të gabuar? Them se po. Përndryshe do të duhej të kishin punuar shumë më tepër dhe shumë më ndryshe në vendet e tyre më së pari e pastaj edhe me vende si Shqipëria që aspironin të bëheshin pjesë e projektit.

Shqipëria është një nga provat më të dukshme të dështimit të burokracive europiane. Ka kaluar jo pak, por një çerek shekulli që ajo është nën tutelën e Brukselit dhe organizmave të tjera që kanë drejtuar të ashtuquajturin integrim të vendit në Europë. Ngjarje të tilla si futja e Shqipërinë në NATO, heqja e vizave, statusi i Shqipërisë si vend kandidat janë shitur në retorikën politike si “hapat që hidheshin në socializëm në rrugën drejt komunizmit”. Ndërkaq, mu pse ka munguar vështrimi i thellë kritik i fenomeneve të globalizimit dhe veçanërisht të postdemokracisë në vendet perëndimore, burokracia e Brukselit asnjëherë nuk ka vënë në diskutim a po ecnin perëndimorët vetë dhe pastaj edhe shqiptarët në rrugën e duhur. Janë harxhuar vite për të hartuar legjislacione të ashtuquajtura të standardeve europiane, pak është vënë re se sot postdemokracia në Shqipëri manifestohet në formën më ekstreme. Gati sikur fshihet fakti se vendimmarrja është përqendruar në duart e një nomenklature që e trajton vendin si një minierë private të sajën prej nga nxjerr përfitimet e veta; se të ashtuquajturat parti politike dhe të ashtuquajturat medie janë thjesht përfaqësuese të njerëzve që kryejnë këtë grabitje; se krimi i organizuar zë në këtë aktivitet një vend kryesor. Po ashtu, një nga karakteristikat e globalizimit që sot fajësohet më së shumti për krizën: transferimi i kapitaleve jashtë vendit për përfitime, duke rrënuar shtetin nacional social, në Shqipëri shfaqet në formën më të egër. Elita e lartpërmendur jo vetëm zhvendos kapitalin dhe familjen jashtë, dora-dorës që e lë tokën shqiptare djerrë, por edhe kapitali njerëzor, po emigron, pasi në vend nuk ekziston as era e atyre që në Perëndim quhen siguri, ekonomi e qëndrueshme, shtet social.

Prandaj them se Shqipëria është një rast ekstrem i asaj se ku të çon post-demokracia, një pasqyrë karikatureske e më të keqes së Perëndimit.

SHQIPËRIA PA PATERICA

Nëse për popujt perëndimorë, që duan të dalin nga projekti europian, mund të thuhet se kanë treguar se gjithsesi kanë instrumente vetëmbrojtjeje ndaj një globalizimi që e bën individin të ndihet gjithnjë e më i pafuqishëm ndaj dorës globale të tregut, ndaj vendimmarrjeve të diktuara nga post-demokracia, Shqipëria nuk i ka këto. Sepse, post-demokraci nënkupton se demosi në këto vende e ka provuar shijen e demokracisë dhe fuqinë e saj. Brexit-i ishte provë e kësaj. Britanikët goditën me votën e tyre dy partitë më të mëdha e më tradicionale të vendit që kanë merita të jashtëzakonshme historike. Kurse Shqipëria nuk e ka provuar demokracinë. Prandaj dhe më shumë sesa për kthim të lavjerrësit për nga demokracia, në rastin shqiptar duhet folur për ndërtim të instrumenteve demokratike.

Ideja e ecjes drejt Europës së Bashkuar si ecje e ndihmuar nga patericat europiane drejt demokracisë i ndihmonte shqiptarët, gjithsesi. (Po flas në të shkuarën, pasi më duket sikur e shoh dizintegrimin e Europës, nëse vazhdohet kështu). Patericat europiane jepnin një iluzion ecjeje dhe një garanci stabiliteti, me gjithë problematikën e drejtimit të gabuar. Duke gabuar së bashku edhe mund të shpresonim të korrigjoheshim së bashku. Kurse pa projektin dhe pa asistencën europiane Shqipëria mbetet si një i gjymtuar pa paterica që nuk mund të ecë. Nëse shumica e vendeve perëndimore mund të ekzistojnë si demokraci edhe duke qenë vetëm, Shqipëria ndodhet përpara një rreziku të madh. Rënia e projektit të Europës së Bashkuar do të kishte për të efektin që pati rënia e Murit të Berlinit për nomenklaturën komuniste dhe për gjithë vendin. Ajo do të shënonte fundit e elitave që legjitimitetin e kanë siguruar nga Brukseli, por njëherësh edhe një situatë tejet të paparashikueshme për shkak të boshllëkut të pushtetit që mund të krijohet.

Në këto kushte shqiptarët duhet sa më parë të rrisin vetëdijen e këtij rreziku. Kjo vetëdije dikton nevojën e daljes së njerëzve më të përgjegjshëm në krye të politikës, që të marrin në dorë vendin pas kësaj elite të dështuar dhe kriminale. Ata do të duhet të kapen fort dhe të promovojnë me fjalën dhe veprën e tyre dy ide qendrore:

Së pari, se legjitimitetin duhet ta mbështesin te populli i tyre; çka do të thotë se vlera të tilla europiane, si shteti i së drejtës, demokracia, liria, të drejtat e njeriut, duhet të ndërtohen realisht në vendin tonë dhe jo ta mbështesin legjitimitetin, siç ka bërë elita e derisotme, te miqtë e mëdhenj të radhës që sot i ke, nesër nuk i ke.

Së dyti, se duhet punuar përditë që vendi të mund të mbahet në këmbët e veta nëpërmjet një ekonomie të shëndoshë të qëndrueshme, që siguron punë dhe mbijetesë për të gjithë. Çka do të thotë të kalojmë nga gjendja e polarizimit ekstrem të post-demokracisë karikatureske në një shtet më social që nesër mund të qëndrojë me dinjitet në një Europë, që shpresojmë se do t’i mbijetojë kësaj krize duke u bërë edhe ajo më sociale.panorama

Tags: edi rama
Previous Post

Media ndëkombëtare shton presionin për foton 80 mijë dollarëshe të Ramës me Obamën

Next Post

Kush gënjen me sherrin Rama- Meta?

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Kush gënjen me sherrin Rama- Meta?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.