Paundi britanik po hyn në javën e tretë me humbje kundrejt monedhave të tjera dhe arsyeja kryesore është referendumi në Britani të Madhe.
Me rënien e ditëve të fundit, pandi britanik arriti monedhën argjentinase si humbës më i madh kundrejt dollarit amerikan. Megjithatë, vështirë se do të jetë ky fundi i zhvlerësimit të monedhës britanike.
“Societe Generale SA” në Londër thotë se zhvlerësimi do të vazhdojë në javët e ardhshme.















