Në vazhdimësinë e deklaratës për shtyp ditën e sotme, ministri Britanik i Financave, George Osborne, deklaroi se Britania e Madhe do të largohet nga BE vetëm kur të jetë gati.
Ai paralajmëroi se Britania e Madhe do të aktivizojë nenin 50 në momentin e duhur duke u shprehur se ekonomia britanike është gati të përballet me pasojat e Brexit dhe vendimit për t’u larguar nga Unioni.
“Vetëm Britania e Madhe mund të aktivizojë nenin 50. Në këndvështrimin tim duhet ta bëjmë vetëm kur të kemi një vizion të qartë të sistemimeve të reja të kërkuara nga fqinjët tanë evropianë”, deklaroi Osborne.
Ai shtoi theksoi gjithashtu se ekonomia britanike është gati të përballet me sfidat që i rezervon e ardhmja edhe pse tregjet financiare janë momentalisht të paqëndrueshme.















