Tashme BREXIT eshte i sigurte; edhe pse nje numer i larte i popullsise (si brenda ashtu edhe jashte Mbreterise se Bashkuar) nuk e besonin qe do te ndodhte ne te vertete.
Finalizimi i BREXIT ka qene premtimi kryesor i Partise Konservative te udhehequr nga Boris Johnson, is cili surprizisht fitoj bindshem ne zgjedhjet elektorale te 12 Dhjetorit 2019.
Qe nga koha e referendumit, koncepti i BREXIT ju ka shkurtuar kohen e mandatit dy kryeministrave te meparshem si David Cameron edhe Teresa May.
Pas fitores ne zgjedhjet elektorale, partia konservative ka mjaftueshem anetare te saj ne Parlament dhe mund te vendose cildo ligj ne sherbim te finalizimit te BREXIT, gje qe e cila mund te shikohet pak si shqetesuese, por gjithsesi me shume mundesi Kryeministri Johnson, do te veproje me kujdes ne vendimmarrjen e tij pasi cdo gje duhet te jete reciproke dhe do te analizohen me kujdes nga liderat e Bashkimit Europian, qe do te thote, nese Mbreteria e Bashkuar i ndalon hyrjen qytetareve te vendeve te Bashkimit Europian ne Mbreterine e Bashkuar, dhe nga ana tjeter Bashkimi Europian i ndalon hyrjen ne europe te qytetareve te Mbreterise se Bashkuar, po ashtu edhe levizjen e lire te malletave dhe te sherbimeve.
Çfare do te ndodhe dhe si do te ndikoje kjo tek qytetaret europian qe jetojne dhe punojne ne Mbreterine e Bashkuar
Jane dy opsione te mundshme:
1-Brexit do te ece perpara me nje marreveshje nga Bashkimi Europian, i cili me ka shume mundsi te jete i ngjashem me marreveshjen tregtare te Kanadase, ku mallerat mund te levizin me liri mes Kanada dhe Bashkimit Europian, por shtes me nje marveshje per qytetaret.
Ose
2- Brexit i plote, i cili do te thote se Mbreteria e Bashkuar e le Bashkimin Europian me efekt te menjehershem dhe pa asnje marreveshje, ku praktikisht ligjet europiane nuk do te jene te aplikueshme ne Britani.
Cilido nga dy opsionet e mesiperme te ndodhe – qytetareve europiane qe jetojne ne Mbreterine e Bashkuar do tju jepet mundesia qe te aplikojne per qendrim ne Britani nen ligjet e Britanise, i cili do te kete kushte te bashkangjitura.
Momentalisht, kushtet jane akoma te panjohura dhe do te qartesohen me finalizimin e Brexit per te cilin si date finale eshte vendosur 31 Janar 2020.
Nder kushtet/ kriteret e mundshme do te jene si fillim rregjistrimi, kontrata punesimi dhe kufizime ne marrjen e ndihmave financiare.
Persa i perket emigracionit, cdo qytetar Europian dhe anetaret e familjes se tyre, qe jetojne ne Mbreterine Bashkuar, te drejtat e tyre dhe qendrimi i ligjshem ne Mbreterine e Bashkuar do te transferohet nen ligjet e emigracionit te Britani i cili do te permbaje te njejtat kushte si per nenshtetasit Britanike. Nder ta mund te permendim nje nivel te caktuar te gjuhes angleze, te ardhurat financiare, si dhe tarifat e Home Office, duke perfshire IHS (Immigration Health Surcharge) dhe tarifa te tjera – kjo shume mund te varijoje nga £2000 deri ne £3000 per cdo aplikant qe te pajiset me nje vize 30 mujore.
Padyshim Brexit do te sjelle ndryshime te ndjhshme kudo, ne Mbreterine e Bashkuar edhe Bashkimin Europian, gje e cila do te prek shume qytetare, por ne te njejten kohe mund te sjelle mundesi te reja per te gjithe, siç eshte edhe fjala e vjeter popullore “ kur mbyllet nje dere, hapet nje tjeter”.
Nje gje eshte e sigurte, cdo person qe jeton dhe punon ne Mbreterine e Bashkuar perpara kohes se finalizimit te Brexit, nuk duhet te shqetesohet persa i perket statusit te tyre per te jetuar dhe punuar ketu, por padyshim duhet ti kushtojne vemendje cfaredo dokumentacioni burokratik qe mund ti kerkohet ne te ardhmen. Do inkurajoja cdo person qe te kerkoje per informacion konkret dhe qe te mos i referohen informacionit qe sigurojne nga miqte e shoqeria kafeneve tek Costa.



















