Kryeministri britanik Boris Johnson do të përpiqet sërish të çojë vendin në zgjedhje të përgjithshme më 12 dhjetor, edhe pse plani i tij u kundërshtua nga deputetët.
Kryeministri do të publikojë një projekt-ligj që do të duhen vetëm një shumicë e thjeshtë për të pasur sukses, jo dy të tretat siç ishte kërkuar më parë.
Johnson u tha deputetëve që Parlamenti ishte “jofunksional” dhe sipas tij nuk ka pse ta mbajë vendin peng, por partia Labour iu përgjigj duke thënë se një kryeministri si Johnson nuk mund t’i besohej.
Kujtojmë që marrëveshja e Brexit, me vendimin e liderëve të Bashkimit Europian, është shtyrë për në datën 31 janar të 2020




















