Në fshatin Muçibabë të Komunës së Gjilanit jetojnë vetëm nëntë familje.
Kushtet ekstreme në këtë fshat malor në skaj të Kosovës kanë detyruar banorët e këtij fshati që ka rreth 120 shtëpi, që të braktisin atë tash e disa vite me radhë, raporton RTK.
Banorët e mbetur thonë se fshati është i harruar nga autoritetet e vendit, ndërsa disa banorë të saj aty kthehen vetëm gjatë muajve të verës – si vizitorë.
Fshati Muçibabë tash ka vetëm nëntë familje, të cilat kanë mbetur në mëshirën e fatit. Nuk ka arsim, nuk ka shëndetësi, nuk ka infrastrukturë.
Familjet e mbetura thonë se edhe ata pritet që të shpërngulen shumë shpejt, dhe fshati do të mbetet i boshatisur.






















