Deputeti Socialist, Erion Braçe ka deklaruar se të enjten, në seancën e ardhme të Kuvendit do të shkarkohet Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe Inspektorja e përgjithshme e këtij institucioni.
“Të enjten në Kuvend, i shkarkojmë të dy; Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë! Të paktën në Bankë nuk do jenë më pas vjedhjes historike të ndodhur atje”, ka shkruar Braçe në Facebook.















