Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe deklaron se nuk ka asnjë nen në ligjin për “Bankën e Shqipërisë” ku thuhet se Presidenti i Republikës i propozon Kuvendit një anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. “Po them sërish; Nuk ka asnjë nen në ligjin “Për Bankën e Shqipërisë” ku të thuhet se Presidenti i Republikës i propozon Kuvendit një anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë!!! Asnjë!! Në fakt për korrektësi duhet të thosha “kandidat për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës”, por nga ajo që po lexoj këta e paskan bërë fakt, ai që propozon Presidenti bëhet anëtar automatikisht dhe Kuvendi duhet ta pranoj pa të drejtë refuzimi!! Në fakt; Presidenti nuk ka të drejtë fare të propozojë kandidat për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës!! Sipas ligjit, kandidat për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës propozon vetëm Kuvendi. Qeveria dhe vetë Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Kërkush tjetër!!”, shkruan Braçe.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















