• Latest
  • Trending
  • All

Bota e mbërthyer në krizën më të keqe që pas Luftës së Dytë, rikuperimi jo aq i shpejtë sa pritej

30/08/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Bota e mbërthyer në krizën më të keqe që pas Luftës së Dytë, rikuperimi jo aq i shpejtë sa pritej

30/08/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

E gjithë bota është mbërthyer në krizën më të keqe që pas Luftës së Dytë Botërore. Të dhënat paraprake treguan se rënia në tremujorin e dytë ishte mbi 10% për pjesën më të madhe të shteteve të zhvilluara, si me bazë vjetore, ashtu dhe në raport me tremujorin e mëparshëm. E gjithë Eurozona u gjunjëzua përpara virusit, me një tkurrje prej mbi 12%. Në disa shtete, rënia arriti edhe mbi 20%, si në Spanjë.

Shqipëria nuk i publikon të dhënat paraprake (flesh) të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe përmasat e vërteta të asaj që kanë ndodhur do të mund të mësohen vetëm në fund të muajit shtator, kur të publikohen shifrat zyrtare. Por, të dhënat paraprake tregojnë se tkurrja mund të jetë më afër pritshmërisë së Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) prej 9%, sesa Bankës Botërore e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) prej -5% dhe shumë larg pritjeve të qeverisë prej -4.3%. Një rënie prej 9% llogaritet të sjellë një humbje prej 1.8-2 miliardë euro për vendin.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Sa vjen e po bëhet më e qartë tashmë se rikuperimi nuk do të jetë aq i shpejtë dhe i lehtë sa pritej. Arsyet dhe treguesit direktë dhe indirektë janë disa:

-Së pari dhe më e rëndësishmja, virusit nuk dihet se kur mund t’i dalë fundi. Izolimi dhe karantinimi i shpejtë, ndonëse në kurriz të ekonomisë, mundësoi frenimin e përkohshëm të tij dhe minimizimin e jetëve të humbura. Pas hapjes, virusi filloi të marrë gradualisht kontrollin, duke rifilluar ciklin, që duket se nuk ka kulmuar ende. Shqetësimi parësor mbetet përballimi i emergjencës mjekësore (ky ishte në fakt dhe synimi kryesor i strategjisë së karantinës, që të frenonte infeksionin dhe t’u jepte mundësi sistemeve shëndetësore që të përgatiteshin). Por, sot, një karantinë e dytë nuk është në planet e qeverisë dhe faktikisht do të ishte i papërballueshëm si për buxhetin ashtu dhe për ekonominë. Bashkëjetesa me virusin dhe pasojat e tij, duket se do të jetë e gjatë.

-Së dyti, kjo bashkëjetesë do të ndikojë dukshëm konsumin. Të dhënat e raportuara nga bizneset tregojnë se numri i rasteve ditore ka një lidhje direkte negative me tendencën e njerëzve për të konsumuar (sa më shumë raste të raportohen, aq më pak njerëz hyjnë në një bar, restorant, apo dyqan).

-Së treti, konsumi është i lidhur direkt me mbijetesën e shumë bizneseve të vogla, në aktivitetin e bar-kafeve, tregtisë së veshjeve e shërbimeve të tjera. Çmimet e qirave të dyqaneve kanë filluar të bien, duke reflektuar kërkesën e ulët konsumatore, që po çon në mbylljen e bizneseve të vogla. Të dhënat e Tatimeve për subjektet që kalojnë në status pasiv tregojnë për një rritje të shpejtë të sipërmarrjeve të mbyllura, edhe në këtë kohë vere, kur sezonalisht ka një gjallërim të aktivitetit ekonomik në vend për shkak të turizmit. Por, ky i fundit, edhe pse u gjallërua në gusht, sërish mbetet i kufizuar dhe larg niveleve normale.

-Së katërti, ne jemi të lidhur me një prej ekonomive që është goditur më shumë nga pandemia. Ekonomia e Italisë, partnerit tonë kryesor tregtar, ku shkojnë më shumë se 50% e eksporteve shqiptare, ka shënuar rënie të thellë në tremujorin e dytë të vitit, duke u tkurrur me 17.3% me bazë vjetore. FMN e rendit Shqipërinë të parin në rajon sa i përket varësisë nga një vend i vetëm për eksportet dhe kjo, na bën shumë të brishtë ndaj zhvillimeve në shtetin fqinjë.

Faktorë të tjerë janë të ditur tashmë dhe janë afatgjatë strukturorë, që lidhen me modelin e paqëndrueshëm të zhvillimit, peshën e madhe të bizneseve të vogla, varësinë e lartë nga vetëpunësimi, mungesën e sofistikimit dhe vlerën e shtuar të ulët. Këto nuk mund të zgjidhen me një të rënë të lapsit, por në këto momente e bëjnë edhe më të brishtë shpejtësinë e rikuperimit.

Qeveria, si gjithnjë mbetet optimiste në parashikimet e veta 3D. Ajo pret që papunësia të zbresë me shpejtësi në 9.4% në vitin 2022, që do të ishte një rekord minimum historik, nga 13.8% që pritet të arrijë në fund të këtij viti. Por, përvoja ka treguar që reagimi i ekonomisë është shumë larg parashikimeve të qeverisë.

Ndaj shpresa për një rimëkëmbje të shpejtë dhe ulje të papunësisë rrezikon të mbetet një utopi, për sa kohë, që ndryshe nga shtetet e tjera, që po veprojnë me shpejtësi, nuk ka një plan të dytë mbështetjeje për rikuperimin gjatë dhe pas pandemisë!/ Monitor

Previous Post

Falje deti për Greqinë? Kryeministri Rama i prerë: S’kam firmosur asnjë dokument

Next Post

Vranë 16 vjeçarin me sindromën Down, arrestohen dy policët

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Vranë 16 vjeçarin me sindromën Down, arrestohen dy policët

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.