Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Prishtinë, Robert Bosch, konsideron se nuk do të ishte një shenjë e mirë për demokracinë e Kosovës nëse vendi shkon përsëri në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ai në një intervistë për gazetën “Kosova Sot” tha se Qeveria e re e Kosovës duhet të fokusohet në krijimin e vendeve të reja të punës, në reforma ekonomike dhe edukim.
Ndërkohë, sa i përket krijimit të Gjykatës Speciale, ai ka thënë se janë duke u respektuar të gjitha afatet kohore.














