Verilindja e vendit mëngjesin e sotëm është zgjuar nën pushtetin e dëborës, trashësia e së cilës në disa zona ka arritur deri në 1 meter.
Kritike situata paraqitet në rreshtin e Kukësit, ku ne komunat Zapod, Shishtavec e Topojan dëbora ka arritur ne 90 centimetër. Akset rrugore që lidhin këto zona me qytetin e Kukësit janë të kalueshme pjesërisht me zinxhirë.
Ndërkohë problem ka edhe në aksin Kukës-Kalimash, ku aktualisht ndodhen në terren rreth tetë borëpastruese dhe ky segment është i kalueshëm vetëm më zinxhirë.
Trashësia e deborës ka shkuar deri në 80 centimetër edhe në zonat e thella malore te Bajram Currit dhe Krumës. Jo me pak problematike situata është në rrethin e Mirditës, ku trashësia e dëborës ka shkuar në 70 centimetra në komunat Selitë, Kanican dhe Kthellë.
Rrugët që lidhin këto komuna me Rrëshenin janë të kalueshme vetëm me zinxhirë, ndërsa disa rrugë që lidhin qendrat e komunave me fshatrat janë të bllokuara.















