Presidenti Thaçi kishte postuar në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, se ka qenë kënaqësi të takojë mikun e Kosovës, Bob Dole.
Kurse, si përgjigje në postimin e tij, ish-senatori Dole ka postuar në llogarinë e tij në Twitter se është i nderuar “me miqësinë tënde dhe të shumë të tjerëve në Kosovë… një vend i mrekullueshëm me aq shumë njerëz që të japin frymëzim”.
























