• Latest
  • Trending
  • All

Blushi: Qeveria i detyroi të varfrit të ikin, Ahmetaj: Statistikat flasin ndryshe

04/12/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Blushi: Qeveria i detyroi të varfrit të ikin, Ahmetaj: Statistikat flasin ndryshe

04/12/2015
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Deputeti socialist, Ben Blushi, thotë se Shqipëria nuk po shkon në drejtimin e duhur. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Blushi tha se qeverisë i mungojnë idetë dhe modestia, çka sipas tij ka sjellë shtim të varfërisë. Blushi tha se  qeveria ua ka bërë edhe më të vështirë jetën të varfërve, të cilët kanë zgjedhur të emigrojnë jashtë vendit.

“Kjo qeveri nuk është modeste dhe kur nuk je i tillë e ke të vështirë të përfaqësosh ata që jetojnë keq. Unë jam njëri prej atyre që mendojnë se varfëria është shtuar. Nuk jam opozitar, por mendoj se Shqipëria nuk po shkon në drejtimin e duhur. Nuk janë paratë ajo që i mungon kësaj qeverie: i mungojnë idetë dhe modestia, të dyja më të shtrenjta se paraja”, tha Blushi.

Deputeti socialist tha se mënyra e re e taksimit ka rënduar më shumë shtresën e mesme dhe njerëzit më të arsimuar.

“E dini që një njeri i diplomuar që fiton mbi 1 milion lekë taksohet 23 për qind, ndërsa kush fiton 1 milion euro, taksohet 15 për qind. Kjo nuk është taksë progresive, është taksë e sheshtë. Taksa jonë progresive është taksë e sheshtë mbi fitimin”, tha Blushi.

Ndërsa në lidhje me koncesionet, Blushi u shpreh se ky është një fenomen që i duhet vënë kufi.

“Nuk jam kundër, por ajo që po ndodh është ekzagjerim, tendenca është për të lëshuar gjithçka. Koncesionet kanë dështuar, ato kanë shtuar korrupsionin. Ajo që po ndodh është se po shtohen, po kthehen në modë. Ajo që nuk duket në horizont është kufiri i koncesionit. Unë them që një pjesë e shërbimeve nuk bëhen me koncesion. Edhe ushtria është shërbim, a ta japim me koncesion? Nuk e bëjmë dot! As diplomacinë nuk e japim dot me koncesion. Jo gjithçka mund të bëhet kështu”, tha ai.

Blushi tha se do ta votojë buxhetin, edhe pse sipas tij ai nuk sjell ndonjë gjë të re.

Ky buxhet është një akt rutinë. Njësoj kemi 15 vjet që e shohim. Është po aq jo inovativ, pa ide. Vetëm një gjë shpresoj të bëjë: të kufizojë borxhin. Unë e inkurajoj qeverinë, por ky është një buxhet korrektimi. Unë do ta votoj buxhetin, por duke cituar një Indro Montanelin, i cili erdhi një ditë që u mërzit duke votuar të djathtën dhe kur e pyetën a do ta votonte sërish tha: Po, do ta votoj duke mbyllur hundët”.

Ahmetaj: Nuk dëgjova statistika

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka reaguar ndaj deklaratës së Blushit lidhur me gjendjen ekonomike të vendit, duke iu referuar statistikave. Ahmetaj tha se se qëndrimi i kolegut socialist i ngjan atij të një ekstremisti të majtë ose romantik.

“Është e vështirë të bësh debat me një nga tanët. Është e thjeshtë me opozitën sepse ajo nuk pranon të njohë realitetin. Por kjo është e justifikueshme, ndërsa me një mik është e vështirë. Ajo që vura re në fjalën tënde, me pyetjet që janë legjitime, mund të them se ato i bën një i majtë ekstrem ose romantik. Por mes romanticizmit ekonomik dhe ekonomisë reale ka statistika dhe unë nuk dëgjova asnjë statistikë”, ka thënë Ahmetaj.

Tahiri: Buxheti, investime për ta bërë vendin më të sigurt (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ftoi sot opozitën të votojë buxhetin e vitit të ardhshëm. Tahiri tha se opozita duhet të flasë me votë nëse do më shumë investime, për ta bërë vendin më të sigurt.

“Sipas buxhetit policia do të ketë më shumë investime për ta bërë vendin më të sigurt. Opozita mund të thotë nëse e do këtë gjë duke e votuar buxhetin.

Opozita duhet të flasë me votë për të ngritur byronë kombëtare të hetimit, për të rritur transparencën dhe për të luftuar korrupsionin, trafikimin e drogës, për të bërë zero taksat për biznesin e vogël, për të rritur investimet në bujqësi, për më shumë shkolla e spitale dhe mbi të gjitha për reformën në drejtësi. Këto duhej të ishin debatet sot dhe jo shfaqja e padenjë që neverit të rritur e të mitur”, tha Tahiri.

Tahiri tha se dy vjet më parë në shëndetësi ilaçet kushtonin më shumë se sëmundja, administrata ishte bërë njësh me partinë në pushtet dhe informaliteti kafshonte shtetin dhe shoqërinë.  Ai tha se sot Shqipëria është në rrugën e duhur.

“Askush nga ne nuk thotë dot se Shqipëria është lule, por është e sigurt që jemi në rrugën e duhur. Ndaj kur të votoni mos e pyesni veten a është kjo Shqipëria që duam, por a është rruga për Shqipërinë që duam”, tha ai.

Buxheti, Cani: Rriten investimet; Bode: Apologji e dështimit të qeverisë

Në përgjigje të akuzave të ngritura nga deputeti Ridvan Bode në emër të grupit parlamentar të PD-së, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi se investimet publike për vitin 2016 janë 92 miliardë lekë.

“Janë 62 miliardë lekë nga qeverisja qendrore, 10.5 miliardë nga Fondi i Zhvillimit të Rajonit dhe 5 miliardë mbështetje për sektorin e energjisë”, tha Cani, duke shpjeguar se ka ndryshuar raporti i shërbimeve operative me investimet në raportin 40 me 60 për qind.

“Mbi 80 për qind e ekonomisë shqiptare është private. Nuk them se cila parti e ka bërë, se të gjithë e kemi bërë në këto 25 vite privatizimin, nuk po them kush më shumë e kush më pak. Po që të jetë 80 e kusur për qind e ekonomisë në duart e privatit dhe ti të mendosh se çfarë parash shpenzon shteti, është dozë e thellë naiviteti. Shteti ka pjesën e vet në këtë rritje ekonomike me 92 miliardë lekë”, vijoi ministri.

Duke folur për luftën kundër informalitetit, kreu i Financave publike tha se janë 14.5 miliardë lekë që do të vijnë nga kjo reformë.  “Ju është fiksuar ideja e panikut, për të ngjallur panik te njerëzit për të krijuar idenë sikur do bëhet kiameti. Në këtë buxhet të vitit 2016, 14.5 miliardë lekë do të vijnë nga reforma kundër informalitetit”, u shpreh Cani.

Bode: Buxheti i paraqitur, apologji e dështimit të kësaj qeverie
Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, e cilësoi projektbuxhetin si “apologji e dështimit të qeverisë, apologji e pamundësisë, paaftësisë dhe mungesës së përkushtimit që kjo qeveri dëshmon ndaj problemeve që ka për qeverisjen e vendit. Është metodë e njohur që lyen me zink kundërshtarin për t’u dukur më i bardhë në pasqyrën që sheh veten e tij”, tha deputeti demokrat.

Sipas Bodes, buxheti nuk u përgjigjet pritshmërive të qindra mijëra familjeve shqiptare që lidhen me politikat e qeverisë për pagat, pensionet apo shërbimet, apo atyre familjeve që kanë biznese e që lidhen me oreksin e kësaj qeverie. Duke renditur disa nga ato që deputeti i djathtë i konsideroi rekorde negative, si programimin më të ulët të të ardhurave me rreth 400 milionë dollarë apo rritjen e borxhit me 12 pikë përqindje, Bode tha se kjo qeveri ka dështuar në mbledhjen e taksave të rritura. “Janë programuar 400 milionë dollarë më pak në krahasim me një vit më parë, teksa taksat janë rritur për dy vite me radhë”, deklaroi ai.

Sipas ish-ministrit të djathtë, kjo vjen për shkak të evazionit dhe kontrabandës së lartë në dogana si dhe moszbatimit të taksave për bizneset e lidhura me pushtetin. “Përndryshe – vijoi Bode -, nëse ballafaqojmë shifrat ekonomia nuk u rrit siç pretendohet me 2.75, por u ul me 5 për qind.

Bode akuzoi qeverinë se ka rritur borxhin publik nga 61.9 për qind të PBB-së në fund të vitit 2013 në 74 për qind në fund të muajit të shkuar.  “Vetëm nga Banka Botërore dhe FMN-ja ka marrë 500 milionë dollarë, për të mos folur për daljet në tregjet ndërkombëtare financiare apo tregun e brendshëm”, u shpreh ligjvënësi demokrat.

(13:44) Rama: Investimet e huaja janë rritur me 2.1 për qind
Pas një pushimi rreth 30-minutësh, seanca e Kuvendit ka rifilluar sërish. Kryeministri Rama ka vijuar me prezantimin e projektbuxhetit.

Rama tha se ndryshe nga sa pretendon opozita, në Shqipëri dy vitet e fundit, investimet janë rritur.

“I keni dëgjuar përditë, nuk ka investime, po ikin investitorët. Investimet e huaja për vitet 2005-2013 kanë qenë 7 % e prodhimit të përgjithshëm kombëtar, për periudhën 2014-2015 janë 9.1 %”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u ndal edhe në akuzat që ka hedhur ditët e fundit opozita, në lidhje me vizitat jashtë shtetit. Rama tha se e vetmja gjë që ka ndryshuar nga qeveria paraardhëse është cilësia e vizitave, të cilat janë rezultat i besueshmërisë së rritur për Shqipërinë te ndërkombëtarët.

“Kam dëgjuar që thonë se iki jashtë. Numri mesatar i vizitave të mia është po aq sa i atij që ishte para meje. Po ka një ndryshim, cilësia e vizitave. Po ju them se edhe këto janë rezultat i besueshmërisë së rritur të këtij vendi. Në këtë aspekt, investimet janë ato që vijnë më pas”, tha ai.

(12:30) Opozita bllokon foltoren, Meta ndërpret seancën (VIDEO)
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka ndërprerë seancën për një pushim të shkurtër, pas tensionit të krijuar në sallë gjatë kohës kur kryeministri Rama po prezantonte projektbuxhetin e vitit 2016.

Ndërsa Rama vijonte fjalën në foltore, deputetët e opozitës u ngritën në këmbë duke iu drejtuar foltores.  Menjëherë është krijuar një kordon truprojesh për të mos lejuar deputetët e opozitës të afrohen.

Situata e krijuar e ka detyruar kryetarin Meta të njoftojë për një pushim disaminutësh.

Buxheti i vitit 2016, Rama: Borxhi ulet në minimumin historik 2.2%
Seanca e posaçme parlamentare për buxhetin e vitit 2016 nisi me prezantimin e kryeministrit Edi Rama. Duke iu referuar akuzave të opozitës për rritjen e borxhit, kryeministri tha se vitin e ardhshëm borxhi ulet në minimumin e tij historik, 2.2% të përgjithshëm kombëtar.

Rama prezantoi buxhetin e vitit të ardhshëm dhe tha se modeli i maxhorancës stimulon rritjen e ekonomisë. “Ne s’mund t’ia mohojmë askujt të drejtën që na qepet pas me ulërima duke na u kundërvënë për rënien e borxhit. Pa dyshim nuk mund të prekemi nga të tillë lot krokodili ndërkohë që faktet flasin troç për këdo që ka dëshirën t’i dëgjojë. Faktet flasin se borxhi i marrë në këto dy vite është ulur ndjeshëm”, tha Rama.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Kryeministri nuk ka prezantuar arritjet e buxhetit, por ka bërë një pasqyrë të të ardhurave të dy viteve. Për Ramën, vetëm në vitin 2014 u mblodhën më shumë të ardhura se në pesë vitet paraardhëse. Ai ka shpjeguar edhe arsyet se pse parashikimi i qeverisë për mbledhjen e të ardhurave këtë vit nuk u realizua.

Kreu i qeverisë renditi si shkaqe rënien e çmimit të naftës në bursa, përgjysmimi importit të energjisë elektrike, rënia e importit të cigareve dhe rënia e importit të fruta-perimeve, si dhe rënia e kursit të këmbimit euro-lek.

“Të ardhurat tatimore mesatare në raport me Prodhimin e Brendshëm Kombëtar për periudhën 2006-2013 janë 23.3% dhe 23.1% nëse nuk përfshijmë vitin e famshëm 2008, ku u hap dhe gropa e madhe në arkën e shtetit shqiptar me gjithë atë procedurë ende sot për t’u gjykuar nga drejtësia që çoi në ndërtimin e “Rrugës së Kombit”. Në vitet 2014-2015, të ardhurat tatimore në raport me PBK janë 24 % e këtij prodhimi. Pra, janë në përqindje, dhe besoj është me e rëndësishme për t’iu afruar të vërtetës. Në vitet 2014-2015 të ardhurat shtesë janë 598 milionë dollarë ,në krahasim me 2013-ën, pra më shumë se gjysmë miliardi dollarë. Të ardhurat nga tatimet e doganat në periudhën 2014-2015 janë 330 milionë dollarë më të larta”, bëri të ditur Rama.

(12:00) Kuvendi shqyrton në parim projektbuxhetin e vitit 2016
Sot, Kuvendi do të shqyrtojë në parim në një seancë të posaçme plenare projektbuxhetin e vitit 2016, si dhe paketën fiskale që shoqëron atë.

Shkëlqim Cani, ministri i Financave e quajti projektbuxhetin e vitit 2016 si buxhet i zhvillimit rajonal, thellimit të reformave dhe uljes së borxhit dhe taksave.

“Ky është një buxhet me sens të theksuar zhvillimi dhe mirëqenie për qytetarët. Rritja reale ekonomike për vitin 2016 është 3.4%, i treti vit radhazi me rritje ekonomike”, u shpreh Cani.

Ndërkohë, opozita është shprehur se, “ky është buxheti i varfërisë, i cili braktis ekonominë dhe ndrin përfitimet për qytetarët”.

“Inflacioni do të jetë 2.5%, zero rritje pagash. U bë viti i tretë që për të gjitha kategoritë e administratës publike rritja është zero”, deklaroi gjatë debateve ish-ministri i Financave në qeverisjen e djathë, deputeti Ridva Bode. Sipas Partisë Demokratike, qeveria vitin e ardhshëm do ta përkeqësojë sërish mbledhjen e taksave.

Previous Post

A DO T’I NGOPË EDI RAMA DIBRANËT EDHE KËTË HERË ME LUGË BOSH?

Next Post

Legalizimet, 1230 banorët që marrin tapitë e shtëpive

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Legalizimet, 1230 banorët që marrin tapitë e shtëpive

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.