Kryetari i dorëhequr i Bashkisë sëPogradecit Artan Shkëmbi i është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit socialist Ben Blushi, sipas të cilit dorëheqja vetëm disa muaj para zgjedhjeve është braktisje e detyrës.
Shkëmbi, në një deklaratë për mediat ka thënë se vendimi është krejt personal dhe nuk është aspak fyes për qytetarët.
“Kam ndjekur me shumë vëmendje deklaratën e z.Blushi në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së. Nuk dua kritika nga një person që merr rrogën si deputet dhe sillet dhe jeton si një shkrimtar”, tha Shkëmbi.
Ai ka theksuar se punën e tij e dinë mjaft mirë qytetarët e Pogradecit, të cilët e kanë votëbesuar.
















