Dogana e Kapshticës do të bllokohet sërish dhe nuk do të funksionojë për dy ditë me radhë nga pala greke, kjo për shkak të grevës së fermerëve që do të zhvillohet në shtetin fqinj.
Ndërprerja e punës në Kapshticë do të nisë nga dita e nesërme në orën 07:00 deri ditën e dielë në orën 07:00.
Gjatë harkut kohor prej 48-orësh, dogana greke nuk do të kryejë veprime dhe nuk do të lejohet kalimi i automjeteve.
Përjashtim do të bëhet vetëm për këmbësorët, si edhe për ndonjë rast emergjent të paraqitur.
















